• e hënë, 23 dhjetor 2024

APKE do të debatojë për kërkesën e Kosovës për anëtarësim

APKE do të debatojë për kërkesën e Kosovës për anëtarësim

Strasburg, 16 prill 2024 (MIA) - Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës sot në Strasburg do të debatojë për rekomandimin për pranim të Kosovës në anëtarësimin e kësaj organizate panevropiane.

Para deputetëve do të gjendet propozim mendimi për kërkesën për anëtarësim të Kosovës, me të cilën rekomandohet hyrje e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Dokumenti, i përgatitur nga deputetja greke, Dora Bakojani, u miratua më 27 mars nga Komisioni për çështje politike dhe demokraci të APKE-së.

Nëse Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës e miraton Mendimin, vendimin e fundit për anëtarësim të Kosovës do ta miratojë Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës nga mesi i majit.

Projekt-dokumentin sot do ta miratojnë deputetët nga 46 vende-anëtare të Këshillit të Evropës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KE në maj të vitit 2022. Në mars të vitit 2023, Këshilli i Evropës ka vendosur ta përcjell aplikimin e Kosovës deri te Asambleja parlamentare e kësaj organizate. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR