• e premte, 05 dhjetor 2025

Apeli ua rriti dënimet disa të të akuzuarve për rastin "Llaskarca", nga dhjetë vjet burg për pronarin dhe përgjegjësin në "Durmo turs"

Apeli ua rriti dënimet disa të të akuzuarve për rastin

Shkup, 8 maj 2025 (MIA) – Gjykata e Apelit i refuzoi si të pabaza ankesat e një pjese të të akuzuarve për rastin “Llaskarca” i cili ka të bëjë me aksidentin e autobusit i cili ndodhi në vitin 2019 në të cilin humbën jetën 16 udhëtarë, ndërsa mbi 30 ishin lënduar, përderisa pjesërisht e pranoi ankesën e Priokurorisë Themelore Publike Shkup, në atë mënyrë që i rriti dënimet me burg të pronarit të kompanisë “Durmo turs”, të akuzuarit Durmish Beluli prej katër në dhjetë vjet, përgjegjësit për transport në firmë, Remzi Miftari prej gjashtë në dhjetë vjet, dhe prej pesë në nga shtatë vjet burg dy të punësuarve në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjieski dhe Goran Dukovski. 

Dënimet e të punësuarit të tretë në stacionin për kontroll teknik, Jane Bovarovski dhe të shoferit të autobusit, Manoil Trifunovski mbeten të njëjta, pesë dhe 14 vjet dënim me burg. 

Seanca publike në Apel u mbajt më 2 prill të këtij viti, ndërsa pas këshillimit të bërë dhe votimit të pjesës së paparalajmëruar nga seanca në ditën 17.04.2025, gjykata mori vendim me të cilën, siç informoi, i refuzoi si të pabaza ankesat e pronarit të kompanisë “Durmo turs”, të akuzuari Durmish Beluli, si dhe tre të punësuarve në stacionin për kontroll teknik Igor Gjorgjiovski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, ndërsa pjesërisht i pranoi ankesat e përgjegjësit për transport në firmë, të akuzuarit Remzi Miftari dhe shoferit të autobusit Manoil Trifunovski. 

Apeli pjesërisht e pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup. 

“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore Penale Shkup u ndryshua ndaj të akuzuarve D.B., f.B.G., I.G. nga G., G.D. nga G., J.B. nga G. në pjesën e sanksionit penal, për të akuzuarin R.M. nga f.Ç, G lidhur me llogaritjen e masës së arrestit shtëpiak në dënimin e shqiptuar dhe shumën e saj dhe për të pandehurin M.T nga G. lidhur me përfshirjen e masës së arrestit shtëpiak në dënimin e shqiptuar, dënohen: i akuzuari D.B. nga S.B.G. me dënim me burgim prej 10 vjetësh; i akuzuari R.M. nga f.Ç.G. me dënim me burg prej 10 vjetësh, i akuzuari I.Gj. nga G. me dënim me burg prej 7 vjetësh ; i  akuzuari G.D. nga G. me dënim me burgim prej 7 vjetësh dhe i akuzuari M.T. nga G. me dënim me burg prej 14 vjetësh”, thuhet në kumtesën e  Apelit.

Njëkohësisht nën paragrafin II të vendimit, me vendim janë pranuar ankesat e të dëmtuarve sa i përket vendimit për shpenzime të cilin kjo gjykatë e shfuqizoi dhe lëndën në atë pjesë e ktheu përsëri në veprim para gjykatës së shkallës së parë. 

“Ankesat e të dëmtuarve sa i përket vendimit për kërkesë pronësore juridike i hodhi poshtë si të palejueshme, sipas nenit 411 paragrafi 4 i Ligjit për Procedurë Penale”, qëndron në kumtesën e Apelit. 

Vendimi me arsye të sqaruara për të njëjtën, sipas Ligjit për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata, do të publikohet në tërësi dhe do të jetë në dispozicion në ueb faqen e gjykatës. 

Në aktvendimin, që ishte publikuar vitin e kaluar në janar, të akuzuarit ishin shpallur fajtor dhe u dënuan me gjithsej 39 vjet burg. 

I akuzuari Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, u dënua me katër vjet burg, personi përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari, u dënua me gjashtë vjet burg, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, të cilët akuzohen për bashkëfajësi në të njëjtin krim, u dënuan me nga pesë vjet burg secili. Shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, mori dënimin më të lartë me burg prej 14 vitesh. Në të njëjtën kohë, të akuzuarve iu ndalua gjithashtu ushtrimi i profesionit dhe detyrave të tyre për një periudhë prej pesë vitesh.

Sipas vendimit, të akuzuarit Durmish Beluli dhe Remzi Miftari nuk i janë përmbajtur rregulloreve të sigurisë, duke lejuar që një autobus teknikisht i dëmtuar të marrë pjesë në trafik, gjë që përbënte rrezik për jetën e udhëtarëve. Tre punonjësit në stacionin e kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarovski, lejuan që autobusi të kalonte kontrollin teknik pavarësisht defekteve. Shoferi Manoil Trifunovski, i vetëdijshëm për mosfunksionimin e autobusit , po drejtonte autobusin me 55 udhëtarë dhe për shkak të pakujdesisë u përplas me gardhin metalik.

Procesin në Gjykatën Themelore Penale Shkup e udhëhoqi gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori Darko Jakimovski. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR