Apel nga MPJ: Shtetasit e Maqedonisë ta braktisin Sirinë
- Për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve tanë të cilët gjenden në këtë vend, që në rastin e parë të mundshëm të largohen prej atje.
- Post By Sara Ademi
- 10:25, 8 dhjetor, 2024
Shkup, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve tanë të cilët gjenden në këtë vend, që në rastin e parë të mundshëm të largohen prej atje.
"Apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në këtë vend. Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, e me këtë edhe zvogëlimi i mundësive për largim me kohë nga Siria", thuhet në kumtesën e Ministrisë.
Nga aty theksojnë se si gjithmonë, Ministria vë të gjitha kapacitetet e saj për të ndihmuar qytetarët tanë dhe thekson SOS numrin e telefonit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: globalsos@mfa.gov.mk ). sa/
Foto: Arkivi i MIA-s