Apasiev: Fituam 30.000 vota më shumë se në raundin e parë, do të kërkojmë ndryshime në Kodin zgjedhor dhe anëtar në KSHZ
- Lideri i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, vlerësoi në konferencën e sontme për shtyp se rezultatet e procesit zgjedhor "tregojnë se tendencat opozitare në vend po riorganizohen rreth Të Majtës".
- Post By Fami Bajrami
- 00:47, 3 nëntor, 2025
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) – Lideri i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, vlerësoi në konferencën e sontme për shtyp se rezultatet e procesit zgjedhor "tregojnë se tendencat opozitare në vend po riorganizohen rreth Të Majtës".
Sipas përllogaritjeve të partisë, Apasievi thekson se kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski fitoi rreth 3.500 vota më shumë se në raundin e parë, ndërsa kandidati nga E Majta, Amar Mecinoviq mori mbi 30.000 vota shtesë.
"Që nga raundi i parë, Orce nga Draçeva ka fituar plus 3.500 vota që është vetëm një rritje prej tre për qind, ndërsa Amari nga Çairi ka fituar plus 30.500 vota. Kjo vetëm tregon se tendencat opozitare tashmë po riorganizohen rreth Të Majtës. Nga partia e dytë në nivel të të gjithë Shkupit, sonte shpall se jemi partia e parë madje përpara VMRO-DPMNE-së në Qendër, në Karposh dhe në pjesën urbane të Aerodromit", tha Apasievi.
Lideri i Të Majtës, vlerësoi se koalicioni qeveritar dështoi duke shpjeguar se VLEN tradhtoi pritjet e VMRO-DPMNE-së.
Sipas tij, disa nga votuesit e papërcaktuar bënë një "zgjedhje jointeligjente" duke mos dalë për të votuar. "Plot 66 për qind e tyre nuk votuan, ky është një vendim jointeligjent me një model të tillë zgjedhor. Për ta shpjeguar në mënyrë plastike, dy të tretat e banorëve të Shkupit nuk votuan, një e treta votuan. Nga kjo një e treta, vetëm një e pesta vendosi për të gjithë ne", tha lideri i partisë E Majta.
Apasievi u dërgoi porosi votuesve të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, duke ju bëri thirrje, madje që t’i bashkohen Të Majtës në mënyrë siç tha ai, "të fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare".
Foto: printskrin