• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Apasiev: Debati mbikëqyrës për ndotjen e ajrit do të mbahet në Komisionin e përhershëm anketues

Apasiev: Debati mbikëqyrës për ndotjen e ajrit do të mbahet në Komisionin e përhershëm anketues

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit, Dimitar Apasiev sot deklaroi se debati mbikëqyrës për ndotjen e ajrit do të mbahet sot në mbledhje të Komisionit.

"Edhe përkundër të gjitha peripecive dhe sabotimit, vendosa që debati mbikëqyrës për ndotjen e ajrit të mbahet në Komisionin e përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit. Vendimin e bazoj në atë që kam marrë shkresë nga ana e spikerit të Kuvendit prej 04.02.2025 me të cilën ma ridërgon kërkesën nga 20 deputetë me të cilën ata kërkojnë që ky Komision të thërrasë debart mbikëqyrës. Si perosn zyrtar, i autorizuar për ta thirrë këtë komision, kam jo vetëm të drejtë, por edhe obligim ta bëj atë në pajtim me nenin 21 paragrafi 3 nga Ligji për Kuvendin dhe në pajtim me nenin 214 paragrafi 5 nga Rregullorja. Nëse nuk e bëj këtë, rrezikoj paraqitje penale për mosveprim", tha Apasiev në konferencën për shtyp të mbajtur para fillimit të mbledhjes së Komisionit. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR