AOGJSH në bisedime në Qeveri
- Përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve nga administrata, organet e gjyqësisë dhe shoqatat e qytetarëve (AOGJSH) kanë arritur në takim në Qeveri, ku siç kanë paralajmëruar me përfaqësuesit e qeverisë do të bisedojnë për problemet në shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësor.
- Post By Fami Bajrami
- 13:58, 27 tetor, 2023

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve nga administrata, organet e gjyqësisë dhe shoqatat e qytetarëve (AOGJSH) kanë arritur në takim në Qeveri, ku siç kanë paralajmëruar me përfaqësuesit e qeverisë do të bisedojnë për problemet në shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësor.
Në periudhën e kaluar, të punësuarit protestuan duke kërkuar rritje prej 78 për qind të pagave dhe kthimin e shtesave në pagë.
Të enjten e kaluar, administrata gjyqësore paralajmëroi se nuk do të trajtojë asnjë nga lëndët urgjente nëse Qeveria nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Sindikatën.
Pasi shërbimi i prokurorisë publike para një muaj filloi me grevë,rreth një muaj më parë Qeveria formoi grup pune për zgjidhjen e kërkesave të administratës gjyqësore.
foto: arkivi i MIA-s