• e martë, 11 shkurt 2025

Anulohet shpallja për punësim në Likovë pas ankesës për diskriminim nga ministri Minçev

Anulohet shpallja për punësim në Likovë pas ankesës për diskriminim nga ministri Minçev

 Shkup, 10 janar 2025 (MIA) - Inspektorati Shtetëror i Punës, pas parashtresës nga ministri i Administratës Publike Goran Minçev, e ka anuluar shpalljen për punësim në Ndërmarrjen Komunale "Pisha" nga Likova, dhe punëdhënësi është njoftuar për duhet të eliminohen parregullsitë.

Ministri Minçev sot e përshëndeti reagimin e shpejtë dhe profesional të Inspektoratit Shtetëror të Punës (ISHP), i cili pas një ankese konstatoi se shpallja për punësim në Ndërmarrjen Komunale "Pisha" nga Likova është publikuar në kundërshtim me rregulloret në fuqi. 

 

"Inspektorati Shtetëror i Punës ka informuar se më 8 janar të vitit 2025, pas një parashtrese të pranuar, në Ndërmarrjen Publike "Pisha" është kryer një inspektim i jashtëzakonshëm, gjatë të cilit është vërtetuar se shpallja për punësimin e katër personave nuk i ka përmbushur kushtet ligjore, në përputhje me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik dhe Rregulloren për elementet e detyrueshme të shpalljeve publike. Si rezultat, shpallja është anuluar dhe punëdhënësi është njoftuar për nevojën për eliminimin e parregullsive", theksohet në kumtesë.

 Minçevi shpreh kënaqësi për masat e marra, të cilat sigurojnë respektimin e normave ligjore dhe garantojnë të drejtën për mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Thekson se funksionimi i institucioneve është i mundur dhe se Ministria e Administratës Publike do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e sistemit të punësimit në sektorin publik, me synimin për të siguruar procese të drejta, transparente dhe profesionale.

 

"Ligji është i qartë - punësimi në sektorin publik duhet të bazohet në kualifikime, kompetenca dhe transparencë, jo në baza etnike apo të tjera diskriminuese. Qasja e këtillë e prish besimin në institucionet dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve. Vullneti politik për respektimin e ligjeve duhet të jetë parim themelor i çdo institucioni publik", deklaroi ministri Minçev me rastin e dorëzimit të parashtresës.

 Në kumtesë theksohet se Ministria e Administratës Publike, si bartëse e proceseve reformuese në sektorin publik, do të vazhdojë përpjekjet për të siguruar institucione publike që do të bazohen në parimet e profesionalitetit dhe etikës.

 Foto: Ministria e Administratës Publike dhe Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR