• e hënë, 23 dhjetor 2024

Antonio Kosta: Portugalia do të vazhdojë me mbështetjen e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Antonio Kosta: Portugalia do të vazhdojë me mbështetjen e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut

Bruksel, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Portugalia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane, publikoi kryeministri portugez Antonio Kosta në platformën Iks.

"U takova me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Shkup, ku kam qenë në gjendje të dëshmoj në përkushtimin e fortë të Maqedonisë së Veriut në procesin e inkuadrimit në BE në këtë kontekst sfidues gjeopolitik. I thashë se Portugalia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane", citoi Kosta në postim, pas takimit të tij të djeshëm në Shkup.

Zyra e tij kumtoi se Kosta gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Mal të Zi dy ditët paraprake e ka theksuar mbështetjen e Portugalisë në përpjekjet e vendeve të treta për anëtarësim në BE.

"Në vizitën e vendeve të treta të Ballkanit Perëndimor kishte për qëllim të përcjellë mbështetjen e Portugalisë për përpjekjet e tyre për afrim në Bashkimin Evropian, në suaza të politikës së zgjerimit", thuhet në kumtesë.

Në një postim tjetër në Iks, Kosta theksoi se gjatë kësaj vizite të parë të një kryeministri portugez në tre vendet e Ballkanit Perëndimor,  ka ndarë mbështetjen e Portugalisë për përshpejtimin e rrugës së rajonit drejt Bashkimit Evropian, në bazë të meritave individuale të çdo kandidati për anëtarësim.

Mbështetja e Lisbonës për anëtarësim të vendeve të treta nga rajoni vjen në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 13 dhjetor në Bruksel dhe në kushte kur Unioni më shumë është fokusuar në kandidaturën e anëtarësimit të Ukrainës.

Takimi i liderëve të Unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet një ditë para Samitit të dhjetorit të BE-së ku njëra nga temat do të jetë edhe procesi i zgjerimit, duke përfshirë edhe vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim të Ukrainës dhe Moldavisë në bllok. sa/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR