• e enjte, 10 tetor 2024

Antikorrupsioni absolutisht e ka mbështetjen e Qeverisë në punën e saj, thotë Kovaçevski

Antikorrupsioni absolutisht e ka mbështetjen e Qeverisë në punën e saj, thotë Kovaçevski

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Nëse për ndonjë rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare ka pasur prova apo argumente të vlefshme se duhet të procedohet më tej, këtë e bën Komisioni Anti-korrupsion ose institucionet kompetente para organeve gjyqësore dhe prokuroriale“, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes se a mund të presim masa konkrete për keqpërdorime.

Ai theksoi se Antikorrupsioni ka absolutisht mbështetjen e Qeverisë në kryerjen e punës së saj, sikurse edhe zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska.

"Për të gjitha rastet për të cilat ka pasur akuza të caktuara, për disa mospërputhje në lidhje me punën, të gjitha janë proceduar nga Antikorrupsioni pa asnjë pengesë, por edhe institucioneve iu është dhënë mundësia të prononcohen për situatat e krijuara", shtoi Kovaçevski. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR