• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketa: Demokracia e Re me epërsi prej 19 deri 20 për qind para SYRIZA-s

Anketa: Demokracia e Re me epërsi prej 19 deri 20 për qind para SYRIZA-s

Athinë, 23 qershor 2023 (MIA) - Mes 19 dhe 21 për qind lëvizë dallimi mes Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s sipas dy hulumtimeve të reja të mendimit publik në Greqi për televizionet Alfa dhe Skaj në prag të zgjedhjeve të së dielës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Hulumtimet u kryen nga agjencitë "Alco" dhe "Pulse" për TV Alfa dhe TV Skaj, ndërsa tregojnë se shumica e qytetarëve (tetë nga dhjetë, përkatësisht shtatë nga dhjetë të anketuar) do të votojnë për partinë e njejtë për të cilën kanë votuar edhe në zgjehdjet e kaluara më 21 maj.

Në pajtim me rezultatet nga anketa e "Alco" për TV Alfa, vlerësimi është se Demorkacia e Re do të fitonte mes 39,8 për qind dhe 43,8 për qind të votave, SYRIZA mes 17,8 dhe 21,8 për qind, ndërsa PASOK-u mes 10,2 dhe 13,2 për qind.

Lidhur me shpërndarjen e vendeve të deputetëve, varësisht nga ajo se sa parti do të sigurojnë vende në Parlament, hulumtimi i "Pulse" për Skaj tregon se Demorkacia e Re do të fitonte mes 155 dhe 166 deputetë, që është më se e mjaftueshme për formim të Qeverisë njëpartiake.

Hulumtimi i "Alco" për Alfa u krye prej 16 deri më 21 qershor me 1.403 persona të anketuar, ndërsa i "Pulse" për Skaj prej 18 deri më 20 qershor me pjesëmarrje të 1.016 qytetarëve me të drejtë vote.

Në zgjedhjet e 21 majit të këtij viti Demokracia e Re fitoi 40,79 për qind të votave, SYRIZA ishte e dyta me 20,07 për qind, PASOK fitoi 11,46 për qind, ndërsa në Parlament vende fituan pesë parti të cilat e arritën pragun e domosdoshëm zgjehdor prej tre për qind për hyrje. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR