Anketë: Një numër i madh i amerikanëve vlerësuan se retorika e ashpër politike nxitë dhunë
- Rreth dy të tretat e amerikanëve vlerësuan se retorika e ashpër që po përdoret në diskutimet politike, nxitë dhunë, tregojnë rezultatet nga anketa më e re e Rojters dhe Ipsos, e zbatuar disa ditë pas vrasjes së aktivistit konservator politik, Çarli Kirk.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:25, 16 shtator, 2025
Uashington, 16 shtator 2025 (MIA) - Rreth dy të tretat e amerikanëve vlerësuan se retorika e ashpër që po përdoret në diskutimet politike, nxitë dhunë, tregojnë rezultatet nga anketa më e re e Rojters dhe Ipsos, e zbatuar disa ditë pas vrasjes së aktivistit konservator politik, Çarli Kirk.
Rreth 63 për qind e të anketuarve deklaruan se mënyra në të cilën amerikanët flasin për çështjet politike "ka kontribuuar shumë" për nxitjen e dhunës, Përderisa 31 për qind theksuan se qasja e tyre drejt diskursit politik dha "impuls të caktuar" për dhunën. Të anketuarit e tjerë u përgjigjën se nuk e kanë vërejtur ndikimin apo nuk u përgjigjën.
Anketa tregon edhe se madje 79 për qind besojnë se gjatë 20 viteve të kaluara amerikanët tregojnë gjithnjë e më pak tolerancë ndaj qëndrimeve që dallojnë prej qëndrimeve të tyre.
Rreth 71 për qind e të anketuarve u dakorduan me deklaratën se "shoqëria amerikane është e thyer", prëderisa 66 për qind theksuan se janë të shqetësuar për mundësinë për dhunë ndaj një grupi njerëzish nga komuniteti i tyre për shkak të mendimeve të tyre politike. ab/
foto: МIА arkivi