• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketë e Rojtersit dhe Ipsos: Bajden me mbështetje të dobët nga amerikanët, paralajmërohet garë e ngushtë zgjedhore me Trampin

Anketë e Rojtersit dhe Ipsos: Bajden me mbështetje të dobët nga amerikanët, paralajmërohet garë e ngushtë zgjedhore me Trampin

Uashington, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Popullariteti i presidentit amerikan, Xho Bajden është pothuajse në nivelin më të ulët prej fillimit të mandatit të tij, që tregon për problemet që e presin në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, tregon anketa më e re nga Rojters dhe Ipsos.

Anketa treditore, që përfundoi të dielën, tregon se vetëm 40 prë qind e të anketuarve e mbështesin Bajdenin, që është pak më shumë se 39 për qind në nëntor.

Margjina e gabimit është tre pikë procentuale.

Pritet në nëntor të vitit 2024, në zgjehdjet presidenciale, Bajden të përballet me ish-presidentin Donalld Tramp, favorit për nominimin republikan.

Anketa të tjera tregojnë se gara potenciale mes tyre do të jetë e ngushtë.

Anketa e Rojteers dhe Ipsos tregoi se amerikanët i shohin ekonominë, krimin dhe emigracionin so probleme kryesore me të cialt përballet vendi, mu për çka Trampi dhe republikanët e tjerë e kritikonin Bajdenin. Nëntëmbëdhjetë për qind e të anketuarve e vlerësuan ekonominë si problem kryesor, njëmbëdhjetë për qind thanë se ai është emigracioni, ndërsa dhjetë për qind krimi.

Nga gushti i vitit 2021 rejtingu i Bajdenit nuk tejkaloi 50 për qind, ndërsa anketa e fundit tregoi se ai është afër nivelit më të ulët prej 36 për qind nga mesi i vitit 2022. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR