• e diel, 22 dhjetor 2024

Anketë: Demokracia e Re me 6.2 rejting më të lartë se SYRIZA

Anketë: Demokracia e Re  me 6.2 rejting më të lartë se SYRIZA

Athinë, 25 prill 2023 (MIA) - Partia greke në pushtet, Demokracia e Re  është me 6.2 për qind rejting më të lartë se  SYRIZA opozitare, ndërsa në vendin e tretë është PASOK - Lëvizja për Ndryshim, sipas rezultateve të hulumtimit të mendimit publik të kompanisë. “Alco” për televizion Alfa, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Anketa  është e para që publikohet pasi edhe zyrtarisht u shpallën zgjedhjet në Greqi dhe Demokracia e Re merr 31.6 për qind, SYRIZA 25.4 për qind, PASOK- Lëvizja për Ndryshim 8.9 për qind, e ndjekur nga Partia Komuniste, Zgjidhja Greke, MERA 25 dhe Partia Kombëtare Grekët të ish-deputetit të dënuar nga  Agimi i Artë. 

 Më shumë se një nga dhjetë të anketuar, gjegjësisht 11.7 për qind ende nuk kanë vendosur   për cilën parti do të votojnë ose kanë refuzuar të përgjigjen.

Të dhënat nga hulumtimi i mendimit publik  tregojnë se të anketuarit preferojnë mbajtjen e zgjedhjeve të dyta, kundrejt formimit të qeverisë së koalicionit. 

Në pyetjen nëse pas zgjedhjeve ekziston mundësia për formimin e qeverisë së Demokracisë së Re dhe PASOK-ut, 26 për qind e të anketuarve mbështesin qeverinë e koalicionit dhe 62 për qind e të anketuarve konsiderojnë se është më mirë të zhvillohen zgjedhje të reja.

 Situata është e ngjashme edhe në pyetjen për koalicion të mundshëm mes SYRIZA, PASOK dhe MERA25. Gjysma e të anketuarve (51 për qind) duan zgjedhje të reja dhe 37 për qind do të mbështesin qeverinë konkrete të koalicionit.

Sondazhi i mendimit publik të kompanisë “Alco” për televizionin Alfa është realizuar nga data 18 deri më 22 prill të vitit 2023, ku janë anketuar 1.000 persona me të drejtë vote. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR