• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anketë: Demokracia e Re e qëndrueshme në pozitën e parë, PASOK-u në të dytin, SYRIZA forca e pestë politike në Greqi

Anketë: Demokracia e Re e qëndrueshme në pozitën e parë, PASOK-u në të dytin, SYRIZA forca e pestë politike në Greqi

 Athinë, 22 tetor 2024 (MIA) - Partia greke në pushtet Demokracia e Re me 25 për qind është e qëndrueshme në pozitën e parë, PASOK-u është e dyta me 9,7 për qind më pak, e ndjekur nga zgjidhja e djathtë nacionaliste greke dhe Partia Komuniste, ndërsa SYRIZA është forca e pestë politike në vend, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i opinionit publik në Greqi të kryer nga agjencia "Alko" për televizionin grek "Alfa", njoftoi korrespondentja e MIA-s tha Athina. 

 Sa i përket asaj nëse qytetarët janë optimist se gjendja për ta dhe familjarët e tyre në të ardhmen do të përmirësohet, 44 për qind besojnë se gjendja do të jetë më e keq, po aq sa do të jetë e njejtë, ndërsa nga ana tjetër për rezultatet e politikës qeveritare, 53 për qind thonë se aspak nuk janë të kënaqur. 

 Në pyetjen cila nga partitë opozitare mundë të ofrojë alternativë të besueshme qeveritare, pothuajse gjysma e të anketuarve (49 për qind) u përgjigjën "asnjëra", ndërsa 21 për qind e zgjodhën PASOK-un. 

 Hulumtimi i opinionit publik nga agjencia "Alko" për televizionin grek "Alfa" u realizua nga 15 deri 19 tetor me 1.003 persona të anketuar. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR