• e martë, 25 qershor 2024

Anijet luftarake ruse nisen nga Havana

Anijet luftarake ruse nisen nga Havana

Moskë, 17 qershor 2024 (MIA) - Anijet luftarake ruse që arritën në Havanë javën e kaluar u nisën sot nga kryeqyteti i Kubës.

Javën e kaluar për vizitë zyrtare në portin e Havanës arriti një grup prej katër anijesh të marinës ruse, përfshirë edhe anijen "Admiral Gorshkov" dhe nëndetësen bërthamore "Kazan".

Sipas kumtesës së Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ky grup detar më parë ka pasur trajnim për përdorimin e “armëve raketore” në Oqeanin Atlantik.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR