Anija greke pjesë e iniciativës ndërkombëtare Global Sumud Flotilla, u nis nga ishulli Siros drejt Gazës
- Anija greke me emrin "Oksigono" (emër simbolik që do të thotë "Oksigjen"), pjesë e iniciativës ndërkombëtare "Global Sumud Flotilla", gjegjësisht konvoji me mesazh humanitar dhe politik, që ka për qëllim të thyejë bllokadën izraelite në Rripin e Gazës, mbrëmë u nis nga ishulli grek Siros, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 15 shtator 2025 (MIA) - Anija greke me emrin "Oksigono" (emër simbolik që do të thotë "Oksigjen"), pjesë e iniciativës ndërkombëtare "Global Sumud Flotilla", gjegjësisht konvoji me mesazh humanitar dhe politik, që ka për qëllim të thyejë bllokadën izraelite në Rripin e Gazës, mbrëmë u nis nga ishulli grek Siros, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sëbashku me "Oksigono" është edhe anija shoqëruese "Ilektra", ndërsa menjëherë para nisjes, në portin e Sirosit u mbajt një tubim i madh përkrahës me flamuj të mëdhenj palestinezë dhe slogane "Liri për Palestinën".
Pjesë e flotiljes globale janë mbi 40 anije nga 44 vende, ndërsa qëllimi kryesor është të dërgohet një mesazh solidariteti për popullin e Gazës dhe të kontribuohet në hapjen e korridorit humanitar.
"Po fillon udhëtimi i madh i humanizmit dhe solidaritetit. Siros, të falënderojmë. Sytë tanë janë drejtuar drejtë Gazës, sytë tanë janë drejtuar nga anijet, sytë tanë janë drejtuar nga flotilja. Gaza, po vijmë – Liri për Palestinën", shkruan organizatorët në rrjetet sociale.
Anija greje që transporton edhe ndihma humanitare për Gazën, fillimisht ishte planifikuar të nisej më 7 shtator, megjithatë për shkak të kushteve të motit u caktua për dje. qa/