• e premte, 05 dhjetor 2025

Anija greke përmbytet në Detin e Kuq, katër të vdekur, 14 të zhdukur

Anija greke përmbytet në Detin e Kuq, katër të vdekur, 14 të zhdukur

Athinë, 9 korrik 2025 (MIA) - Anija greke e mallrave "Eterniti C" u përmbyt në Detin e Kuq pas sulmeve për të cilat dyshohet se janë kryer nga rebelët Huthë nga Jemeni. 

Katër nga 25 anëtarë të ekuipazhit humbën jetën para se pjesa tjetër të arrinte të largohej nga anija, e cila u përmbyt mengjesin e sotëm, pas sulmeve të kryera të hënën dhe të martën. 

Ekipet e shpëtimit, sot i kanë nxjerrë të gjallë shtatë anëtarë të ekuipazhit, ndërsa 14 persona vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur. 

Ekuipazhi ka kaluar më shumë se 24 orë në ujë para se të shpëtohej. 

Në mesin e tyre kishte 21 filipinez, një rus dhe tre roje të armatosura, përfshirë grek dhe indian, prej të cilëve një indian ishte në mesin e të shpëtuarve. 

Anija "Eterniti C" e cila lundroi nën flamurin e Liberisë, u sulmua të hënën pasdite me drone detare dhe granata raketore të lëshuara nga një gomone.

Gjatë sulmit u shkatërruan varkat e shpëtimit, ndërsa anija u dëmtua rëndë, pas së cilës anoj dhe u përmbyt pas një sulmi të dytë të kryer dje.

Sulmet ndaj anijeve në këtë rajon, sipas burimeve, lidhen me milicitë Huthë, të cilët deklaruan se po sulmojnë anije në shenjë solidariteti me palestinezët. 

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditëve, pas sulmit ndaj anijes "Dete magjike", i cili u përmbyt, por i gjithë ekuipazhi ishte shpëtuar. 

Sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq janë bërë të shpeshta që nga tetori i vitit 2023, kur Huthët filluan të shënjestrojnë anije që kalojnë në këtë korridor detar strategjik. 

Autoritetet greke aktualisht po zhvillojnë negociata me Arabinë Saudite për të zgjidhur incidentin e fundit, ndërkohë që ekziston frika se Huthët mund të kenë rrëmbyer disa anëtarë të ekuipazhit të cilët kanë kërcyer në det.

Deti i Kuq është një nga rrugët detare për transportin e naftës dhe mallrave të tjera. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR