• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angjushev: E falëdneroj Maltën për mandatin, nuk mund të jem konsull me hije mbi emrin tim

Angjushev: E falëdneroj Maltën për mandatin, nuk mund të jem konsull me hije mbi emrin tim

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Ish-zëvendëskryeministri Koço Angjushev sot përmes kumtesës e falënderoi, siç tha, Maltën mike për nderi që të jetë konsull nderi, por thekson se duke pasur parasysh vendimin e Departamentit të Shtetit, me të cilin nuk dakordohet, por e vlerëson dhe e pranon, konsideron se nuk është në mundësi, as ndërkaq Malta nuk duhet të ketë konsull nderi me hije mbi emrin e tij.

"E falënderoj Maltën mike për nderin që të jem konsull nderi i një vendi anëtar të BE-së në Maqedoni të Veriut prej vitit 2021. Duke pasur paraasysh vendimin e Departamentit të nderuar amerikan të Shtetit ndaj meje, me indikacione me të cilat unë nuk dakordohem, por i çmoj dhe i pranoj si vendim, konsideroj se kam mundësi, as ndërkaq Malta nuk duhet të ketë konsull nderi me hije mbi emrin e tij, sado që ai të jetë i paarsyeshëm. Përderisa këto indikacione nuk ndryshojnë, unë nuk dëshiroj dhe nuk mund të dal në emër të cilit do shtet apo institucion", theksoi Angjushev në kumtesë për mediumet.

Ai shton se vendimi për kufizim të hyrjes në SHBA është diçka që i përket personalisht atij dhe me atë çështje duhet të përballet personalisht, pa pasur pasoja negative për shtetet mike, personalitetet, bashkëpunëtprët afaristë apo institucionet.

Ministria malteze e Punëve të Jashtme ia ndërpret funksionin konsull nderi i Maltës  ish-zëvendëskryeminsitrit Kopo Angjushev, për shkak të vendosjes së tij në "listën e zezë" të SHBA-së, kumtoi "Tajms of Malta".

Zëdhënësi i MPJ-së malteze në deklaratë për "Tajms of Malta" theksoi se Minsitria asnjëherë nuk ka marrë kurfarë informata negative për Angjushevin nga emërimi i tij në vitin 2021.

"Duke pasur parasysh ngjarjet e këtilla, Ministria e ndërpret emërimin e tij, që menjëherë hyn në fuqi dhe i ndjekl me kujdes ngjarjet më të reja", deklaroi ai. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR