• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angelov: Zjarri në Sertë është më i rëndë, zjarri pyjor mbi Radovishin hyri në pyll me pisha

Angelov: Zjarri në Sertë është më i rëndë, zjarri pyjor mbi Radovishin hyri në pyll me pisha

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, sot pasdite deklaroi se sot në vend janë aktive dhjetë zjarre në ambient të hapur, disa prej të cilave kanë filluar pasditen e sotme, si zjarri i pyjeve mbi Radovish i cili ka hyrë në një pyll me pisha Zjarri më i rëndë dhe më i vështirë për t'u shuar, thekson ai, është zjarri në malin Serta, i cili tani është duke u përhapur pjesërisht në territorin e Shtipit dhe pjesërisht në territorin e Negotinës. Një zjarr të madh ka edhe në Komunën e Novosellës, në malin Ograzhden.

"Për fat të keq sot pasdite ky zjarr u ndez edhe më shumë. Aty aktualisht po operon një helikopter turk dhe me gjasë pasditen e sotme do t'i bashkohet një helikopter i policisë. Krahas kësaj, një zjarr të madh kemi edhe në komunën e Novosellës, në kufi me Bullgarinë, në malin Ograzhden, ku gjatë gjithë ditës sot punojnë katër er traktorë - dy të Drejtorisë dhe shpëtimit dhe dy er traktorë turq. Ne kemi pasur sukses të madh me funksionimin e er traktorëve, zjarri është gati të lokalizohet. Jam shumë optimist dhe mendoj se sonte do të lokalizohet ky zjarr që nesër t'i drejtojmë er traktorët në zjarrin e madh pranë malit Serta, tha drejtori i QMK-së.

Në të njëjtën kohë, siç tha ai, nesër në mëngjes pritet të arrijnë dy helikopterë nga Sllovenia - një helikopter i madh me ngarkesë prej pesë tonësh nga Serbia, ndërsa është paralajmëruar edhe një helikopter nga Mali i Zi.

Një pjesë e mirë e këtyre burimeve do t'i përqendrojmë në malin Serta dhe në varësi të zhvillimit të situatës dhe në një nga zjarret e tjera të pyjeve sepse situata ndryshon nga minuta në minutë, tha ai në një deklaratë për mediat.

Ai informoi dhe shprehu keqardhjen që në dy ditët e kaluara nga zjarri është përfshirë një sasi e caktuar pylli me gjelbërim.

Një helikopter policie i tipit Bel-412 i Departamentit të Njësive të Aviacionit ka kryer sot 23 fluturime, ka hedhur mbi 35 tonë ujë në zjarrin në malin Serta dhe ka operuar edhe në atarin e fshatit Kalanjevë, komuna e Negotinës.

Angelov informoi se zjarri mbi Radovish pasditen e sotme ka përfshirë edhe një pyll me pisha. "Zjarri që ka shpërthyer mbi Radovish po kthehet në zjarr shumë të rëndë në pyll për shkak se zjarri tashmë ka hyrë në pyllin me pisha. Zjarrfikësit lokalë të NJTKZ Radovish po tentojnë të ndërpresin vijën e zjarrit. Tani do të kërkojnë ndihmë nga NJTKZ Strumicë", tha Angelov.

Sipas tij, parashikimi këtu është i keq nga përvoja me zjarret e pyjeve me pisha, sepse janë shumë të vështira për t'u shuar.  Paralajmëroi ridevijimin e disa prej aeroplanëve për të shuar zjarrin. "Bëhet fjalë për një zjarr që është shtatë kilometra larg Radovishit, pak kilometra nga pylli me pisha ndodhet një vend për pushimore buzë lumit. Një zjarr që mund të shndërrohet në një zjarr edhe më të tmerrshëm", tha Angelov. ls/

Foto: MIA/QMK

 

QËNDRONI TË LIDHUR