• e hënë, 08 korrik 2024

Angelov: Jemi përgatitur, të tre aeroplanët zjarrfikës do të jenë funksional këtë verë

Angelov: Jemi përgatitur, të tre aeroplanët zjarrfikës do të jenë funksional këtë verë

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov theksoi se institucionet kompetente janë të përgatitura dhe të koordinuara për mundësinë e aktivizimit të zjarreve pas temperaturave të larta.

"Dje mbajtëm koordinim ku morën pjesë të gjitha institucionet të cilat kanë kompetenca në shuarjen e zjarreve pyjore, u koordinuam, sollëm disa konkludime dhe kei ndër mend të hënën apo të martën ta informojmë opinionin për numrin e resurseve shtetërore, por aeroplanët do të jenë funksionaë këtë verë", potencoi ai.

Abgellov informoi se gjatë fundjavës institucionet kompetente kanë në dispozicion katër helikopterë dhe një aeroplan.

"Për këtë fundjavë kemi në dispozicion katër helikopterë dhe një aeroplan. Dy të tjerët mendoj se janë kthyer, mendoj se bëhej fjalë për servis të rregullt formal. Kështu që mund të llogarisim në aeroplanët këtë verë", sqaroi Angellov.

U bëri thirrje qytetarëve, të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm gjatë lëvizjes në nytarë.

Meqenëse masa më jopopullore është ndalesa për lëvizje në natyrë, atë masë do të tentojmë ta evitojmë. Por qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm dhe të kujdesshëm gjatë hudhejs së cigreve, gjatë punës me vegla të cilat mund të shkaktojnë zjarr si dhe të mos ndizen zjarre, është tejet nxehtë, bari për disa ditë do të jetë shumë i thatë dhe lehtë djegës", tha njeriut i parë i QMK-së.

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR