• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellovska-Bezhoska: Sektori bankar edhe më tej është rezistent dhe siguron mbështetje solide për kompanitë dhe amvisëritë

Angellovska-Bezhoska: Sektori bankar edhe më tej është rezistent dhe siguron mbështetje solide për kompanitë dhe amvisëritë

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Bankat e vendit, mirë të kapitalizuara dhe likuide, u përballën me disa kriza gjaët periudhës së kaluar, ndërsa rezistenca e tyre ndaj krizës iu referua bilanceve të tyre të përforcuara që në periudhën para pandemisë, theksoi guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska.

"Banka popullore edhe më te e prëforcon rezistencën e sistemit bankar edhe në periudhën e krizës pas-pandmeisë, duke vendosur masa makroprudente. Edhe përkundër kujdesit të madh dhe shtrëngimit monetar, sektori bankar edhe gjatë periudhës së kaluar u siguron mbështetje solide kreditore edhe kompanove, edhe amvisërive, me rritje prej rreth 10 për qund vitin e kaluar dhe 6 për qind këtë vit", theksoi guvernatorja në diskutimin e saj në Samitin bankar të Shoqatës së bankave në Serbi, që po mbahet në Beograd.

Në panel-diskutimin kushtuar aktualiteteve dhe sfidave të sektorit bankar nga perspektiva e rregulaltorëve, siç thonë nga Banka popullore, guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se nëse shtrengimi i politikës monetare është i shpejtë, agresiv dhe vijon pas një periudhe të gjatë të politikës së relaksuar monetare dhe nëse rregullativat makroprudente dhe supervizore janë më të dobëta, kjo mund të ketë ndikim të konsiderueshëm ndaj stabilitetit bankar. Që këtej, edhe përkundër asa që sektori vendor bankar hyri i fuqishëm në periudhën e krizës, Banka popullore edhe më tej është e kujdesshme dhe e përforcon rezistencën e sistemit përmes masave makroprudente.

Guvernatorja e theksoi vendosjen e shtresës mbrojtëse anticiklike të kapitalit, si dhe masat për cilësi të kredi-kërkuesve. Duke folur për indikatorët për sektorin bankar, Angellovska-Bezhoska theksoi se në disa vitet e kaluara përshtatja e kapitalit u rrit, ndërsa cilësia e kapitalit e ka arritur nivelin më të lartë historik, përderisa likuiditeti është tradicionalisht i lartë. me ç'rast tek baza e depozitave vërehet rritje e depozitave afatgjata dhe të depozitave në denarë, përderisa cilësia e aktivit është më e mirë në krahasim me periudhën para-pandemisë.

Duke folur për sfidat afatmesme dhe afatgjata për sektorin bankar, Angellovska-Bezhoska theksoi se krahas fragmentimit gjeoekonomik, rrezik i konsiderueshëm edhe më tej janë ndryshimet klimatike. Kur bëhet fjalë për sektorin bankar të vendit tonë, më shumë se gjysma e ekspozimit të prëgjithshëm kreditor të bankave ndaj kompanive është ndaj sektorëve të cilët janë të ndjehsëm nga ndryshimet kliamtike. Që këtej, banka qendrore ndërmerr disa aktivitete për përballje me rreziqet nga ndryshimet kliamtike, mes të cilave është edhe miratimi i planit afatmesëm të aktiviteteve, si dhe miratimi i udhëzimeve për bankat për përfshirje të rreziqeve klimatike në kprnizën e tyre për menaxhim me rreziqet. Përndryshe, kreditë e gjelbra në katër vitet e kaluara u rritën për më shumë se dy herë në portofolin e përgjithshëm kreditor të bankave.

Në panel-diskutimin në të cilin foli guvernatorja Angellovska-Bezhoska morën pjesë guvernatorja e Bankës popullore të Serbisë, guvernatori i bankës popullore të Kroacisë, zëvendësguvernatori i bankës qendrore të BeH-së, kryetari i Komisionit për letra me vlerë të Serbisë, si dhe drejtori i supervizionit të bankës qendrore të Malit të Zi. ab/

Foto: Banka popullore

QËNDRONI TË LIDHUR