• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellovska-Bezhoska në fillimin e fazës së dytë të projektit me INFE-OECD dhe MF të Holandës

Angellovska-Bezhoska në fillimin e fazës së dytë të projektit me INFE-OECD dhe MF të Holandës

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, me ftesë të ministres së Financave të Holandës dhe OECD-së, mori pjesë në ngjarje kushtuar edukimit financiar.

Siç informon Banka popullore, takimi njëkohësisht e shënoi edhe fillimin e fazës së dytë të projektit të financuar nga ministria holandeze e Financave dhe INFE-OECD, kahëzuar drejt mbështetjes së edukimit financiar dhe inkluzionit në rajonin e EQL. Takimin e hapi nënkryetarja e Qeverisë së Holandës dhe ministre e Financave, Sigrid Kaag, me fjalim drejtuar të pranishmëve.

Digjitalizimi në financa sjell përparësi të shumta, përfshirë edhe qasje më të mirë drejt financave, e cila, ndërkaq, është e rëndësishme për ulje të varfërisë dhe për rritje më të lartë ekonomike. Sipas disa hulumtimeve, me qasje më të lehtë drejt financave mund të zmadhohet rritja edhe për rreth 2 për qind, ndërkaq nëse bëhet fjalë për qasje digjitale drejt financave, madje edhe më shumë. Megjithatë epoka digjitale sjellë edhe rreziqe të reja. Rreziqet nga inovacionet digjitale, siç janë llojet e reja të mundshme të e-mashtrimit, zbulimit, çështjet rreth sigurisë dhe besuehsmërisë së të dhënave, qasjes më të lehtë drejt kredive afatshkurta dhe tedetyrimit potencial të amvisërive, duhet të trajtohet me kujdes, jo vetëm nga pikpamja rergullatore, por edhe përmes rritjes së vetëdijes për to në kuadër të procesit të edukimit financiar", theksoi guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska në panel-diskutimin "Arsimimi financiar dhe edukimi financiar: sfida të reja dhe prioritete strategjike".

Ajo shtoi se krahas mundësive të reja për inkluziviet, duhet të kihet parasysh se mungesa e shkathtësive dhe arsimimit digjital në të vërtetë mund ta kufizojë inkluzivitetin dhe prëfitimet nga shërbimet financiare digjitale. Prandaj, duhet të zhvillohen nisma efektive për edukim financiar të cilat do t'i përfshijnë financar në botën digjitale, të mbështeten dizajni dhe prëdorimi i veglave digjitale në mënyrë që të sigurohet arsimim financiar për gjeneratat më të reja, por edhe të ngritet vetëdija edhe tek gjeneratat më të vjetra.

Në panel-diskutim guvernatorja theksoi se në suaza të fazës së parë të projektit, gjatë disa viteve të shkuara është bërë përparim i konsiderueshëm që u konfirmua edhe nga ana e institucioneve ndërkombëtare.

Në vitin 2021, thekson Banka popullore në kumtesë, është sjellë Strategjia e parë nacionale për edukim financiar dhe inkluzivitet, disa dokumente strategjike, ndërka janë zbatuar edhe shumë aktivitete edukative me të cilat, mes tjerash, i kushtohet vëmendje edhe arsimimit digjital.

Ngjarja, në të cilën morën pjesë guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska dhe ekonomistja kryesore e Bankës popullore, Aneta Kërstevska, u mbajt në Hagë të Holandës, në kuadër të Takimit vjetor për projektin rajonal "Ndihma teknike për edukim financiar". Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të lartë nga dhjetë vende nga EQJ të cilët janë të përfshirë në projekt. ab/

Foto: Banka popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut 

 

QËNDRONI TË LIDHUR