• e martë, 24 dhjetor 2024

Angellovska-Bezhoska: Denari është stabil, rezervat devizore janë rritur për 40 për qind për pesë vite

Angellovska-Bezhoska: Denari është stabil, rezervat devizore janë rritur për 40 për qind për pesë vite

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Denari është stabil, ndërsa garancë për atë është niveli i lartë i rezervave devizore, i cili edhe krahas goditjeve të shumta edhe më tej rritet dhe në fund të shtatorit paraqet 4,4 miliardë euro. Niveli i tanishëm i rezervave devizore është më i lartë prej para pandemisë për 40%, apo për rreth një miliardë euro, që është rritje e konsiderueshme, posaçërisht në vite të mbushura me goditje të parapra deri më tani, thotë guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, e cila po merr pjesë në Takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës botërore.

Sipas saj, këto janë trende të volitshme të cilat flasin për përforcim të mëtutjeshëm të politikës së përgjithshme makroekonomike dhe stabilitetit të valutës vendore.

"Shkaqet janë ngjarjet gjithnjë e më të volitshme të jashtme, posaçërisht në segmentin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, të cilat për gjysmën e parë të vitit paraqesin 500 milionë euro, por kjo tregon se janë stabile edhe pritjet e subjekteve vendore ekonomike", ka theksuar guvernatorja në intervistë për Zërin e Amerikës.

Duke folur për inflacionin, Angellovska-Bezhoska theksoi se në korniza botërore dhe tek ne, dëshmojmë për lëvizje më stabile inflacioni, përkatësisht stabilizim të inflacionit.

"Për këtë janë dy arsye - e para është stabilizimi i konsiderueshëm i çmimeve të produkteve primare, posaçërisht i energjensëve dhe të ushqimit në bursat botërore, ndërsa faktori i dytë është përballja e bankave qendrore me këto lëvizje të inflacionit. Kështu, si rezultat i këtyre faktorëve, të dhënat më të reja tek ne udhëzojnë për ulje të konsiderueshme të presioneve të inflacionit. Sipas informatës për inflacionin mesatar prej fillimit të vitit përfundimisht me shtatorin, ai paraqet 3,3% dhe në bazë është në pajtim me pritjet e Bankës popullore për shkallën mesatare vjetore për vitin 2024 prej 3,5%, ndërsa edhe në pajtim me pritjet më të reja të FMN-së për inflacion mesatar për inflacion mesatar prej 3,3%. Megjithatë, gjithsesi do të theksoja se rreziqet ekzistojnë dhe nevojitet udhëheqje e kujdesshme e politikave në periudhën në vijim", theksoi guvernatorja.

Siç informojnë nga Banka popullore, duke folur për gjendjet në sektorin bankar, Angellovska-Bezhoska theksoi se edhe krahas goditjeve në periudhën e kaluar, stabiliteti i sistemit bankar ishte ruajtur madje edhe ishte rritur rezistenca, që mund të shihet përmes disa treguesve. Sipas saj, përputhshmëria e kapitalit, si tregues për solvencën e sistemit bankar, arriti 19 për qind, që është shkalla më e lartë në dy dekadat e kaluara, përderisa cilësia e instrumenteve bankare dukshëm është rritur. ab/

Foto: BP

 

QËNDRONI TË LIDHUR