• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellovska - Bezhoska - Shukova: Bashkëpunim në pjesën e tranzicionit të gjelbër dhe përballje me ndryshimet klimatike

Angellovska - Bezhoska - Shukova: Bashkëpunim në pjesën e tranzicionit të gjelbër dhe përballje me ndryshimet klimatike

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Banka Popullore dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të shkëmbejnë informacione dhe të dhëna relevante për përgatitje të analizave dhe politikave cilësore. Kjo është dakorduar në takim mes guvernatores Anita Angellovska Bezhoska dhe ministres së Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova. 

"Efektet nga ndryshimet klimatike i prekin të gjitha sferat shoqërore, duke përfshirë edhe financat, për çka numër gjithnjë e më i madh i bankave qendrore në mandatin e tyre i përfshijnë aktivitetet për përballje me ndryshimet klimatike dhe mbështetje të tranzicionit të gjelbër", bëhet e ditur në kumtesën e sotme të Bankës Popullore. 

Në takim, guvernatorja ka theksuar se Banka Popullore në tërësi e njeh rëndësinë e rreziqeve klimatike, si për ekonominë në tërësi, ashtu edhe për sistemin financiar dhe se në kuadër të kompetencave të tyre, gjatë disa viteve të kaluara rregullisht ndërmerr masa. 

"Së fundmi kemi miratuar Planin e parë afatmesëm të aktiviteteve të Bankës Popullore në fushën e menaxhimit me rreziqet klimatike. Për të forcuar qëndrueshmërinë e sistemit bankar ndaj rreziqeve klimatike, kemi krijuar statistika për financimin e gjelbër dhe kemi miratuar udhëzime për bankat se si të menaxhojnë rreziqet që lidhen me ndryshimet klimatike. Gjithashtu, bëmë dhe publikuam analizat e para të ekspozimit të sistemit bankar ndaj rreziqeve fizike dhe të tranzicionit që lidhen me ndryshimet klimatike, të cilat bazohen në të dhënat e disponueshme aktualisht në këtë fushë", theksoi guvernatorja.

Ministrja Shukova ka theksuar se në aktivitetet e ardhshme të Ministrisë do të vazhdohet me zhvillimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me mbështetjen e aktiviteteve për miratimin e kriterit për financim të qëndrueshëm dhe të gjelbër, si dhe me shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve. 

Në takim ishte theksuar rëndësia e disponimit me të dhëna cilësore për përgatitje të analizave për efektet potenciale nga ndryshimet klimatike ndaj ekonomisë dhe sistemit financiar, për çka është i nevojshëm bashkëpunim ndërinstitucional me institucionet kompetente si Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. fc/

Fotografia: Banka Popullore

QËNDRONI TË LIDHUR