• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellovska - Bezhoska: Përmes përfshirjes së grave drejt rritjes ekonomike më të lartë për 30 për qind

Angellovska - Bezhoska: Përmes përfshirjes së grave drejt rritjes ekonomike më të lartë për 30 për qind

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) - Guvernatorja, Anita Angellovska - Bezhoska mori pjesë në panel-diskutimin "Gratë lidere" të cilin e hapi presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në organizim të Qendrës për situata të jashtëzakonshme në financa (CEF) në Lubjanë, Slloveni.

Siç informoi Banka Popullore, guvernatorja Angellovska - Bezhoska potencoi se përfshirja më e madhe e grave në fuqinë punëtore mund të kontribuojë për rritje ekonomike më të shpejtë dhe më inkluzive.

"Për zhvillimin ekonomik nuk është e mjaftueshme vetëm rritja ekonomike. Është nevojshme rritja e zgjuar, e qëndrueshme dhe inkluzive. Kapitali njerëzor, si nga aspekti i kuantitetit të tij ashtu edhe nga aspekti i kualitetit është kontraktuar për realizimin e këtyre qëllimeve. Përfshirje më të madhe të grave në fuqinë punëtore mund të kontribuojë për rritje ekonomike më të shpejtë dhe më inkluzive, që mund të jetë deri në 30 për qind më e lartë në ekonomitë në zhvillim, duke e pasur parasysh përfshirjen e fuqisë punëtore shtesë në tregun e punës", deklaroi guvernatorja Angellovska - Bezhoska.

Sipas hulumtimeve në këtë sferë, siç thuhet, për këtë kontribuojnë edhe karakteristikat dhe aftësitë e veçanta me të cilat zakonisht disponojnë gratë, si punëtore, si refuzimi më i lartë ndaj rrezikut, pragmaticiteti, empatia...

Në fjalën e saj, guvernatorja potencoi se pabarazia gjinore akoma e paraqet një prej sfidave globale kyçe, që pas pandemisë u bë akoma më e shprehur.

Angellovska - Bezhoska potencoi se megjithatë ekzistojnë edhe shembuj të mirë në shoqërinë tonë, si Banka Popullore, ku 71 për qind e pozitave drejtuese në institucion janë të plotësuara nga gra.

Foto: Banka Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR