• e diel, 22 dhjetor 2024

Angellovska - Bezhoska: Nëse vazhdojnë trendet e favorshme në inflacion dhe në tregun e devizave, do të ketë mundësi për politikë më fleksibile monetare

Angellovska - Bezhoska: Nëse vazhdojnë trendet e favorshme në inflacion dhe në tregun e devizave, do të ketë mundësi për politikë më fleksibile monetare

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Lëvizja e inflacionit dhe e tregut të devizave janë të favorshme. Megjithatë, pasiguria ekziston, ndërsa inflacioni ende është mbi mesataren historike. Prej aty, përcaktimi i politikës monetare të Bankës Popullore, në përputhje me politikën monetare të Bankës Qendrore Evropiane, për momentin mbetet i njëjtë, thekson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska - Bezhoska. 

Ajo në një deklaratë për "Blumberg Adria" thekson se përcaktimi i ardhshëm i politikës monetare te ne do të varet nga inflacioni, pritjet inflatore dhe tregut të devizave, si dhe përcaktimit të politikës monetare të Bankës Qendrore Evropiane, sepse, siç thekson, ne zbatojmë strategji të ruajtjes së kursit devizor stabil në raport me euron.

"Nëse ruhen trendet e favorshme vijuese, ndërsa mbeten disa rreziqe, kjo do të lë hapësirë për politikë më fleksibile monetare", thotë Angellovska - Bezhoska. 

Duke e komentuar politikën monetare të cilën e udhëheq Banka Qendrore Evropiane dhe pritjet, guvernatorja theksoi se BQE në tre raste deri më tani e ka ruajtur normën e njëjtë të interesit, por gjithashtu vazhdoi me uljen e likuiditetit, që tregon në ruajtjen e karakterit të matur të politikës monetare. 

"BQE ka njoftuar qartë se vendimet e saj do të varen nga inflacioni, veçanërisht nga baza dhe fuqia e transmetimit monetar. Pritjet në tregjet financiare janë që BQE-ja do të bënte uljen e parë të normës së interesit në tremujorin e dytë të vitit me rreth 20 pikë bazë, ose total prej rreth 140 pikë bazë gjatë gjithë vitit. Por nga ana tjetër, analistët presin një reagim më të ngadaltë nga BQE", thekson guvernatorja në deklaratë.

Angellovska - Bezhoska potencoi se bankat qendrore marrin vendime të bazuara në të dhëna dhe informacione të cilat janë të ndryshueshme, dhe se nga aty syhapur ndiqen të dhënat makroekonomike dhe financiare, si faktorë të përcaktimit të politikës monetare. fc/

Fotografia: Banka Botërore

 

QËNDRONI TË LIDHUR