Angellovi: Pres që sot të përfundojë mbulimi në "Drislla", vendosen kamera termike pranë Vardarishtës
- Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angellov pret që sot të mbulohet pjesa e deponisë "Drislla", ku pas zjarrit ende ka tym. Janë vendosur një numër i madh mekanizimi (ekskavatorë, buldozerë, kamionë), të cilët po pastrojnë dhe po depërtojnë në vendin ku po krijohet tymi.
Shkup, 13 shtator 2025 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Stojançe Angellov pret që sot të mbulohet pjesa e deponisë "Drislla", ku pas zjarrit ende ka tym. Janë vendosur një numër i madh mekanizimi (ekskavatorë, buldozerë, kamionë), të cilët po pastrojnë dhe po depërtojnë në vendin ku po krijohet tymi.
"Në këtë moment po bëjmë përparim të mirë dhe pres që gjatë ditës së sotme një pjesë e mirë e këtij vendi të mbulohet plotësisht. Kam kërkuar mekanizim shtesë sepse ndërsa përparojmë me këto rrugë dheu, po hapet hapësirë për një front më të gjerë për punë, për më shumë makineri. Janë angazhuar edhe më shumë patrulla policore, të cilat patrullojnë zonën dhe këtu në deponinë "Drislla" dhe deponinë Vardarishtë", tha Angelov në konferencën për shtyp para deponisë "Drislla".
Deponia e Vardarishtës në këtë moment është e qëndrueshme, nuk ka djegie, por po punohet shtesë për të mbuluar zonën ku ditëve të fundit ka psur tym. Gjatë natës, u përdor një dron me kamerë termike dhe u vendosën kamera termike në disa vende të përshtatshme për të monitoruar zonën me qëllim që të kapen njerëzit që do të lëviznin këtu me qëllim të keq, me qëllim që ta ndeznin përsëri, pra të rrisin tymin në deponi.
Foto: Printskrin