• e diel, 22 dhjetor 2024

Angellova në panel diskutimi për Ditën e studentëve: Ju jeni arkitektët e së nesërmes, ju jeni e ardhmja

Angellova në panel diskutimi për Ditën e studentëve: Ju jeni arkitektët e së nesërmes, ju jeni e ardhmja

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Të dashur studentë ju jeni arkitektët e së nesërmes, ju jeni e ardhmja, vendosmëria juaj, kurioziteti, përcaktimi drejt dijes, ëndrrat dhe pritshmëritë tuaja, ngjallin shpresë për të ardhmen. Këtë sot e potencoi rektorja e Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" Biljana Angellova në panel diskutimin: Dialogu institucional "Reformimi i arsimit të lartë: Studimet ndërdisiplinore të së ardhmes" në kuadër të shënimit të Ditës së studentëve.

"Çdo vit kjo ditë bart një histori të fuqishme – Ditën e studentëve. Në këtë ditë ne shënojmë guximin dhe sakrificën, ndërsa studentët që në vitin 1939 i rezistuan shtypjes së pushtimit nazist në Pragë, kërkimi i tyre për drejtësi, barazi dhe liri akademike na kujton shpirtin e trazuar të të rinjve si katalizatorë për ndryshim dhe përparim", theksoi Angellovska në fjalimin para panelit.

Sot, shtoi ajo, Dita ndërkombëtare e studentëve tejkalon rrënjët e saj historike për të nderuar të gjithë studentët në mbarë botën.

"Në këtë ditë theksojmë diversitetin, qëndrueshmërinë dhe aspiratat e përbashkëta të individëve që përpiqen drejt dijes, duke u përballur shpeshherë me vështirësitë. Ju mishëroni shpirtin e kësaj dite në mënyrën tuaj. Udhëtimet tuaja nuk janë thjesht akademike, ato janë histori guximi, përshtatjeje dhe rritje. Ju pasuroni bashkësitë tuaja me perspektivat tuaja dhe na mësoni vlerën e bashkëpunimit në një botë që prosperon në bazën e lidhjes ndërkombëtare", tha Angellova.

Kjo, potencoi ajo, shërben si një kujtesë për rëndësinë e qasjes së barabartë në arsim - arsimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për të kaluar ndarjet, për të ngritur bashkësitë dhe për të nxitur paqen.

"Megjithatë, miliona studentë në nivel global ende përballen me pengesa për të mësuar. Le të angazhohemi të avokojmë për sisteme që fuqizojnë çdo student, pavarësisht nga rrethanat. Dhe ndërsa festojmë Ditën ndërkombëtare të studentëve, le të nderojmë kujtimin e atyre që luftuan për të drejtën për arsim, të reflektojmë mbi udhëtimin tonë të përbashkët si një bashkësi globale studentore dhe të rinovojmë angazhimin tonë për të ndërtuar një botë ku arsimi është fuqi, forcë dhe progres", ka thënë Angellova. rq/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR