• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellov: Zjarri në malin Sertë po afrohet drejt fshatit Kalanjevë, por fshati nuk rrezikohet

Angellov: Zjarri në malin Sertë po afrohet drejt fshatit Kalanjevë, por fshati nuk rrezikohet

Negotinë, 17 korrik 2024 (MIA) - Zjarri në malin Sertl po afrohet drejt fshatit Kalanjevë, por fshati nuk është aspak i rrezikuar, tha sonte në një video-deklaratë drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, duke sqaruar se bëhet fjalë për një vendbanim verimi.

"Në këtë pozicion janë dërguar dy helikopterë të MPB-së, të cilët shumë shpejt do të fillojnë me veprim. Ata do të përpiqen të vendosin kontroll të pjesshëm dhe më saktë ta sfidojnë këtë zjarr të madh në malin Sertë", theksoi Angellov.

Ai sqaroi se sot janë mbi dhjetë zjarre të rënda, më shumë se dhjetë kryetarë komunash kanë kërkuar mbështetje ajrore.

"Pavarësisht ndihmës nga jashtë, ne nuk kemi kapacitet për të mbuluar të gjitha kërkesat. Prandaj u bëj thirrje që të bëjnë më të mirën dhe t'i mposhtin zjarret nga toka. Kudo që ka mundësi, të bëhen të ashtuquajturat prerje zjarri, duke pluguar me traktorë, buldozerë dhe makineri të tjera. Që zjarri të mos përhapet", shtoi Angellov.

Ai tha se në këtë moment ka edhe disa zjarre të tjera të rënda. Si më serioze ai përmendi edhe ato në Shivec të Kavadarit dhe Sirkovë në Rosoma. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

Video: QMK

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR