• e diel, 04 gusht 2024

Angellov: Zjarri në Kosel është riaktivizuar

Angellov: Zjarri në Kosel është riaktivizuar

Shkup, 3 gusht 2024 (MIA) - Zjarri në fshatin Kosel të Ohrit është riaktivizuar sërish, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov. 

Ai sot në mëngjes tha se zjarri në Kosel është nën kontroll dhe ka djegie vetëm në një pjesë, por për shkak të erës së fortë, siç thotë, zjarri ka dalë jashtë kontrollit përkundër faktit se 100 persona po punojnë për shuarjen e zjarrit. .

"Përsëri po paraqitet problem me zjarrin në fshatin Kosel të Ohrit, për shkak të erës së fortë, përkundër faktit se në këtë zonë kanë vendosur 100 zjarrfikës, zjarri ka dalë nga kontrolli dhe është riaktivizuar sërish", informoi Angellov. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR