Angellov: Vendoset gardh rreth gropës në kejin e Vardarit në Aerodrom
- Është vendosur gardh i gjatë rreth 200 metra afër gropës të thellë dhjetëra metra, pranë shtegut të sipërm për këmbësorë në kejin e lumit Vardar në Komunën e Aerodromit, pas hotelit "Rusia", informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:31, 16 mars, 2023
Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Është vendosur gardh i gjatë rreth 200 metra afër gropës të thellë dhjetëra metra, pranë shtegut të sipërm për këmbësorë në kejin e lumit Vardar në Komunën e Aerodromit, pas hotelit "Rusia", informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.
Para pak muajve, siç theksoi ai në konferencën e sotme për shtyp, nga ana e qytetarëve të shqetësuar deri në QMK ka mbërritur një njoftim për “ekzistencën e një humnerë, mbi 10 metra e thellë me anë vertikale”. QMK i ka njoftuar Komunën dhe Qytetin, si kompetente për këtë problematikë, për ekzistimin e këtij rreziku dhe ka kërkuar të tejkalohet.
"Disa muaj më vonë, pas respektimit të procedurës së nevojshme nga Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Aeroportit, është vendosur gardhi. Me vendosjen e këtij gardhi 200 metra të gjatë garantohet siguria e qytetarëve, sidomos gjatë orëve të natës kur ndriçimi është shumë i dobët", tha Angellovi.
Kjo, siç shtoi drejtori i QMK-së, është shembull i bashkëpunimit të mirë mes pushtetit qendror dhe vetëqeverisjes lokale dhe se si duhet të funksionojnë institucionet.
Angellovi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nëse vërejnë ndonjë rrezik që i kanoset jetës së tyre apo të mirave materiale, të telefonojnë në numrin 112 dhe ta lajmërojnë atë rrezik.
Angellovi informoi edhe se QMK ka mbajtur shtatë takime koordinuese me institucionet kompetente dhe shoqatat e qytetarëve për tejkalimin e problemit të qenve endacakë. ar/