Angellov: Tetë zjarre aktive mbarë vendin, pesë janë shuar
- Aktivë janë tetë zjarre pyjore, nga gjithsej 13, të cilat janë shuar gjatë ditës, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojanço Angellov.
- Post By Besnik Shuki
- 17:01, 4 gusht, 2024
Shkup, 4 gusht 2024 (MIA) - Aktivë janë tetë zjarre pyjore, nga gjithsej 13, të cilat janë shuar gjatë ditës, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojanço Angellov.
Pesë zjarre janë shuar, ndërsa si më të vështirin, Angellov e ka përmendur zjarrin në Makedonski Brod, në atarin e fshatit Breznicë, i cili i kanoset fshatit, por thotë se është i bindur se fshati do të mbrohet.
"Këtu gjatë tërë ditës veprojnë disa helikopterë, efektet prej tyre janë të vogla, por këtu gjendet një ekip 40-anëtarësh zjarrfikës hungarez, të cilët japin kontribut të madh me përkrahje të 50 ushtarëve profesionistë nga Maqedonia e Veriut", tha Angellov.
Zjarri i dytë i vështirë, shtoi ai, është në territorin e Komunës Demir Hisar, në malin Ilin, ku situata është e vështirë, ndërsa në shuarjen e zjarrit aktivisht merr pjesë popullata lokale, zjarrfikësit lokalë, përfaqësues të Pyjeve të Maqedonisë, por vet vegjetacioni, thotë, krijon tym dhe e vështirëson funksionimin e aeroplanëve.
Angellov tha se zjarri në Ohër, mbi fshatin Kosel, përsëri u aktivizua. Ai shtoi se ka zjarr edhe në Bogdanci, te vendi Pogana dhe aty po veprohet me helikopterë, por, siç tha, për shkak të erës duhej të ktheheshin. Zjarr ka edhe në Gjevgjeli, ndërsa zjarri po afrohet deri te objekti ushtarak, tha Angellov, por thotë, objektin e mbron ushtria. bsh/
Foto: MIA arkiv