• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Angellov: Shuhet zjarri në Galiçicë, zjarr i ri në Plaçkovicë

Angellov: Shuhet zjarri në Galiçicë, zjarr  i ri në Plaçkovicë

 Shkup, 18 gusht 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov,  pasdite përmes një video deklarate njoftoi se zjarri në Galiçicë është shuar. Zjarre të reja kanë shpërthyer në malin e Plaçkovicës dhe në Komunën e Ilindenit, ndërsa zjarri është riaktivizuar në territorin e Probishtipit, afër fshatit Neokazi.

Gjatë muajit gusht, n përfundim me ditën e djeshme, në territorin e shtetit ka pasur gjithsej 667 vatra në ambient ​​të hapur. Në mesin e tyre madje 98 zjarre pyjore, shumica e të cilave u përhapën dhe, siç theksoi Angellovi, ishin të vështira për t'u shuar. 

"Sot rreth orës 13 kemi gjithsej 25 zjarre në ambiente të hapura dhe zjarre pyjore. Prej tyre, gjashtë janë shuar plotësisht, nëntë janë vënë nën kontroll, ndërsa 10 janë ende aktive. Lajmi i parë i mirë është se zjarri në Galicicë është shuar plotësisht. Goditjen përfundimtare e dha shiu që ra në këtë zonë. Zjarri që prej më shumë se 25 ditë digjet në territorin e vendgjuetisë "Jasen" dhe po lëvizte në drejtim të fshatit Belicë, edhe pse nuk është shuar, është i përmasave shumë të vogla. Shpresojmë që  pasdite edhe atje do të bjerë shi dhe të shuhet plotësisht", ishte decid Angellovi.

 Ai informoi se zjarri  është vështirë për t'u shuar zjarri në territorin e Komunës së Dollnenit, i cili po lëviz në drejtim të fshatit Zërzë dhe rrethinë.  Meqenëse në manastirin atje po festohej një festë, Angellov u bëri thirrje besimtarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, veçanërisht në ndezjen e qirinjve.

Drejtori i QMK-së tha se ka ankth tek popullata si në fshatin Cer ashtu edhe në fshatrat e tjera përreth, pasi zjarri që lëvizte në atë drejtim ishte i madh. 

Zjarre të mëdha, siç theksoi ai,  ka edhe në komunën e Pllasnicës, Dibrës, si dhe në Dollnen afër fshatit Ropotovë, ku ka dy zjarre.

 "Zjarri i ri që ka shpërthyer pak më parë është zjarri në malin Pllaçkovicë, diku në kufirin ndërmjet pjesës së Shtipit dhe pjesës së Komunës së Karbincit", tha Angellovi.

Urgjentisht është dërguar një "er traktor" i  Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. 

 "Një zjarr para pak kohësh ka shpërthyer në territorin e Komunës së Ilindenit, rreth Miladinovcit apo afër 'Oktë'", ka shtuar Angellovi.

Foto: Arkivi i MIA-s 

Video: QMK 

 

QËNDRONI TË LIDHUR