• e premte, 05 dhjetor 2025

Angellov: Parandalohet përhapja e zjarrit në "Jasen"

Angellov: Parandalohet përhapja e zjarrit në

Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) – Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov informoi sot se me aksion të shpejtë dhe me shumë automjete është parandaluar përhapja e zjarrit në rezervatin “Jasen”, ku është kapluar pylli i përzier. 

“Para pak kohësh zjarri i kërcënoi objektet e NP “Jasen”, por me aksion të shpejtë, energjik dhe vendimtar, me shumë automjete të cilat paraprakisht ishin vendosur në mbrojtje gjysmërrethore, zjarri ishte ndaluar në afërsi të vetë objekteve. ‘Pinzgauerët’ dhe ‘hermelinët’ e adaptuar e kanë provuar veten si të shkëlqyer herë pas here. Pa to, e gjithë kjo luftë kundër zjarrit do të kishte pasur një rrjedhë tjetër”, tha Angellov.

Ai i falënderoi pjesëtarët e njësiteve speciale të Armatës dhe policisë “Ujqërit”, “Renxherët” dhe NJNSH, zjarrfikësve nga Brigada Territoriale Zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit dhe të punësuarve në NP “Jasen” dhe “Pyjet kombëtare”. 

“Lufta kundër zjarrit në rezervatin ‘Jasen’ vazhdon. Para pak çastesh, tym i dendur shpërtheu pas disa ndërtesave të vetë ndërmarrjes publike. Tym i zi, flakë të larta, të cilat janë të dukshme. Është ngritur një mbrojtje dhe nuk do të lejojmë që zjarri të vijë nga kjo anë, por terreni nuk lejon hyrjen sepse është një terren i pjerrët dhe pyll i dendur. Pavarësisht faktit që kemi ekipe nga ‘Ujqërit’, ‘Renxherët’ dhe nga MPB, është ende e pamundur të hysh atje poshtë”, tha Angellov nga terreni. Ai shtoi se kanë forca të mjaftueshme që do ta ndalojnë këtë, siç tha ai, zjarr të vështirë për t'u shuar.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se në territorin e shtetit sot deri në orën 12 janë gjithsej 19 zjarre në vende të hapura, prej të cilëve tetë janë aktivë, ndërsa 11 janë shuar. fc/

Foto: Fejsbuku i DMSH

QËNDRONI TË LIDHUR