• e martë, 06 gusht 2024

Angellov: Nuk është i rrezikuar as Bogdanci, e as ndonjë vendbanim tjetër nga zjarri në këtë rajon

Angellov: Nuk është i rrezikuar as Bogdanci, e as  ndonjë vendbanim tjetër nga zjarri në këtë rajon

 Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim te popullata, sepse nuk është i rrezikuar as Bogdanci dhe as ndonjë vend tjetër i populluar, deklaroi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov në video të publikuar sonte në kanalin e tyre në "Jutjub", për zjarrin në këtë rajon.

Angellovi përkujtoi se prioritet i është dhënë këtij zjarri,  janë dërguar gjashtë  "er traktorë" dhe helikopterë. Ata ndihmuan, por, siç tha, fatkeqësisht nuk është vendosur asnjë kontroll. 

 Në zjarr kanë intervenuar persona nga shoqatat vullnetare të zjarrfikësve nga Vallandova dhe nga Dojrani, si dhe zjarrfikës profesionistë nga Vallandova, por edhe nga Gjevgjelia, Kavadari dhe Strumica.

Foto dhe video: QMK 

 

QËNDRONI TË LIDHUR