• e martë, 26 nëntor 2024

Angellov me ambasadorin hungarez e kanë vizituar njësinë e specializuar zjarrfikëse hungareze në Belicë, një degë e zjarrit ka hyrë në vendgjuetinë Jasen

Angellov me ambasadorin hungarez e kanë vizituar njësinë e specializuar zjarrfikëse hungareze në Belicë, një degë e zjarrit ka hyrë në vendgjuetinë Jasen

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojanço Angellov së bashku me ambasadorin hungarez, Andrash Klajn mbrëmë e kanë vizituar njësinë e specializuar zjarrfikëse hungareze, e cila është e sistemuar në Belicë, e vepron në Liqenin Kozjak, në lagjen e vilave Breznicë te manastiri "Bogorodicë", pastaj lartë në fshatrat malore, te f. Breznicë, e deri në fshatin Tazhevë.

Krahas informimit me veprimin e tyre të deritanishëm në rajonin e Breznicës, Angellov ka shprehur falënderim të madh ndaj Hungarisë dhe posaçërisht ndaj kontributit individual të zjarrfikësve në luftën me stihinë e zjarrit.

Lidhur me zjarrin te fshati Breznicë, Angellov në video deklaratën e mbrëmshme informoi se ky zjarr është ende aktiv edhe pas 19 ditëve, por me përkrahje të zjarrfikësve lokalë dhe me përkrahje të ekipit hungarez të zjarrfikësve, zjarri e anashkaloi fshatin Breznicë dhe nuk depërtoi te shtëpitë e fshatrave.

"Një degë e zjarrit është duke lëvizur në drejtim të lagjes së vilave në Liqenit Kozjak, por për ato arsye, këto dy ditë kemi i kemi përqëndruar zjarrfikësit, të cilët kanë ardhur për ndihmë nga Hungaria për të formuar një rrip zjarri mbi këtë lagje të vilave. Për fat të keq, një pjesë e këtij rripi ka arritur të hyjë në vendgjuetitë Jasen edhe pse më parë për më shumë se 15 ditë nuk kanë lejuar që ky zjarr të hyjë në këtë vend për gjueti. Shuarja do të vazhdojë edhe sot, qëllimi ynë kryesor është mbrojtja e objekteve, para së gjithash të lagjes së vilave në Liqenin e Kozjakut, por edhe ndalimi i lëvizjes së tij në drejtim të vendgjuetisë Jasen", informon Angellov.

Gjatë ditës së djeshme, ai shtoi se ka pasur më shumë se 35 zjarre aktive, prej të cilave numrin më të madh të tyre kanë arritur t'i shuajnë.

"Disa prej tyre janë më të mëdha dhe digjen me ditë të plota, siç është zjarri në Malin Ilin. Edhe krahas veprimit tonë me aeroplanë në atë pjesë, ky efekt është shumë i dobët. Dje ka shpërthyer edhe një zjarr i rëndë pyjor mbi fshatin Kosovrasti, Dibër, në një terren jashtëzakonisht vështirë të qasshme.

Zjarri në atarin e f. Negorci që është vënë nën kontroll, dje sërish shpërtheu, shtoi ai.

Për shkak të zjarreve të mëdha në Serbinë fqinje, Angellov informoi se Serbia do ta tërheq helikopterin që ndihmonte në gjuarjen e zjarreve në vend. bsh/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR