• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Andovski për MIA-n: Sot vendim për formimin e komisionit për mbikëqyrje mbi rastin me fëmijën nga Kavadari

Andovski për MIA-n: Sot vendim për formimin e komisionit për mbikëqyrje mbi rastin me fëmijën nga Kavadari

Kavadar, 9 qershor 2025 (MIA) - Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski, mëngjesin e sotëm për MIA-n konfirmoi, se sot do ta nënshkruajë vendimin për formimin e komisionit për mbikëqyrje profesionale në MSH, në lidhje me fëmijën nga Kavadari i cili vdiq disa ditë më parë.

"Mjekët janë thirrur që menjëherë të fillojnë punën", nënvizoi Andovski.

Të premten, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për MIA-s thanë se gjatë mbikëqyrjes, nuk janë konstatuar mangësi brenda kompetencës së ISHSSH-së, në lidhje me fëmijën e vdekur trevjeçar

Gjatë kësaj, sqaruan se mbikëqyrjet e jashtëzakonshme u kryen në tre institucione shëndetësore, me qëllim monitorimin e rrugës së mjekimit të fëmijës. Mbikëqyrjet u kryen në ISHP Ordinanca e Mjekësisë së Përgjithshme  "Celzus Nova" në Kavadar, në ISHP Spitali i Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar - Kavadar dhe në ISHP KU për sëmundje të fëmijëve - Shkup.

Prej atje përkujtuan se drejtori i ISHP Spitali i Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar - Kavadar, formoi Komision të përbërë nga tre mjekë, për të përcaktuar përgjegjësinë materiale të punonjësve shëndetësor të cilët morën pjesë në mjekimin e pacientit. Një raport ishte duke u përgatitur.

Më herët, prindërit e fëmijës në një deklaratë për MIA-n, u bënë thirrje autoriteteve kompetente shtetërore të hetojnë ndonjë gabim të mundshëm mjekësor në lidhje me këtë rast.

Ashtu siç kumtuan atëherë nga policia, fëmija trevjeçar u soll i vdekur në kompleksin e klinikave "Nënë Tereza" në Shkup. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR