• e mërkurë, 22 janar 2025

Andonovski:Strategjia për siguri kibernetike paraqet kthesë në procesin e transformimit digjital të shtetit

Andonovski:Strategjia për siguri kibernetike paraqet kthesë në procesin e transformimit digjital të shtetit

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Ministri i Transformimit digjital, Stefan Andonovski sot në konferencë për shtyp e prezantoi Strategjinë nacionale për siguri kibernetike 2025-2028, për çka tha se paraqet kthesë në procesin e transformimit digjital të shtetit.

Ai informoi se Qeveria në mbledhjen e 45-të, pas diskurimit gjithpërfshirës e solli Strategjinë nacionale për siguri kibernetike.

"Është nder dhe privilegj të qëndroj para jush sot për ta prezantuar Strategjinë nacionale prë siguri kibernetike 2-25-2028 udhërrëfyesin strategjik për përforcim të rezistencës dhe sigurisë së shtetit në hapësirën kibernetike. Kjo Strategji paraqitet në kohën kur përkushtimi ndaj infrsatruktursë sonë digjitale dhe digjitalizimit në përgjithësi, asnjëherë nuk ka qenë më i madh. Për fat të keq, më shumë se tre vite, Maqedonia funksiononte pa strategji nacionale për sigurinë kibernetike, duke lënë mungesë dramatike në përgatitjen tonë kundër kërcënimeve që po zhvillohen. Mungesa e ligjit gjithpërfshirës për siguri kibernetike plotësisht na ekspozoi ndaj cenueshmërisë, duke i lënë institucionet dhe qytetarët njejtë në rrezik", nënvizoi Andonovski.

Në këtë periudhë, shtoi ai, ishim dëshmitarë të "rritjes alarmante të sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve hibride".

Ai theksoi se vizioni i tyre është të ndërtohet ekosistem i sigurt, fleksibil, i qëndrueshëm dhe inkluziv digjital, që "e mbështetë rritjen ekonomike, i mbron të drejtat e qytetarëve dhe e nxitë besimin në teknologjitë digjitale".

Ministri tha se strategjia identifikon pesë sfera kyçe prioritare për përballje me sfidat më urgjente dhe vendosje të themeleve për përparim të qëndrueshëm.

Që të arrihen këto prioritete, siç shtoi, "strategjia vendosë masa kritike, të përmbajtura në planin e hollësishëm të aksionit dhe planin indikativ financiar".

Sipas tij, kjo strategji paraqet kthesë në procesin e transformimit digjital të shtetit. Ai tha se digjitalizimi është i domosdoshëm, por edhe rreziqet janë reale.

Siç sqaroi, kjo strategji siguron udhërrëfyes për mbylljen e zbrazëtirave ekzistuese, mbrojtje të infrastrukturës kritike dhe nxitje të ambientit digjital ku bizneset mund të inovojnë, qytetarët mund të përparojnë dhe institucionet mund të punojnë në mënyrë të sigurt.

Andonovski tha se megjithatë, asnjë strategji nuk mund të ketë sukses pa pjesëmarrje aktive të çdo pale të involvuar.

Ai konsideron se Qeveria është tërësisht e përkushtuar në zbatimin e kësaj strategjie me transparencë, llogaridhënie dhe urgjencë. Sipas tij, do të sigurohen përditësime të rregullta për përparimin, "me çka do të sigurohet se do të mbetemi në kursin për t'i përmbushur qëllimet tona ambicioze".

Së bashku, ai shtoi, "do të kujdesemi që qytetarët tanë të jenë të sigurt, ndërsa shteti konkurrues dhe të shohë përpara në botën gjithnjë e më të lidhur mes veti". ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR