• e hënë, 23 dhjetor 2024

Andonovski: TIK shkathtësitë të jenë më të përfaqësuara në arsim që të kemi popullatë të arsimuar digjitale

Andonovski: TIK shkathtësitë të jenë më të përfaqësuara në arsim që të kemi popullatë të arsimuar digjitale

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Mësimi me një turn, për të cilin angazhohet MASH, sipas ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski është mundësi që pjesëmarrësit në orët plotësuese t'i përmirësojnë edhe shkathtësitë e tyre TIK, duke marrë parasysh përfaqësimin e pamjaftueshëm të lëndës Informatika në mësim.

Në debatin për reforma të administratës publike, Andonovski tha se është paradoksale të flasim për digjitalizimin e shërbimeve në institucionet publike, kur "nuk kemi mjaftë popullatë të arsimuar digjitale", ndërsa lënda Informatikë në mënyrë të obliguar të mësohet në vetëm dy klasë të arsimit fillor dhe një në atë të mesëm, dhe atë në gjimnaze.

"Edhe në arsim nuk u ofrojmë Informatikë, mendim kritik, programim, e tjerë, edhe nga ana tjetër presim që njerëzit të jenë në aspektim digjital të arsimuar. Me këtë duhet të ballafaqohemi dhe mendoj se angazhimi i ministres së Arsimit dhe Shkencës për mësim të vazhduar në një turn do të ndihmojë në orët plotësuese, kur nxënësit janë në shkolla, të përfitojnë lloj të tillë të shkathtësive", tha Andonovski.

Paradoksi i dytë, siç tha, është ai se mbi 85 për qind nga qytetarët tanë kanë qasje deri te interneti në shtëpitë dhe celularët e tyre, por vetëm 30 për qind nga gjenerata për të cilën llogaritet se më së miri e sundon internetin ose veglat digjitale, prej 18 deri 40 vjeç, vlerësojnë se kanë shkathtësi të mjaftueshme digjitale. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR