Andonovski në takim me kryetarin e Këshillit nacional për siguri kibernetike të EBA-së
- Ministri i Tranformimit Digjital, Stefan Andonovski realizoi takim bilateral me Mohamed Hamad Al Kuvaiti, udhëheqës i sigurisë kibernetike për Qeverinë e Emirateve të bashkuara Arabe dhe kryetar i Këshillit për siguri kibernetike të EBA-së.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:41, 12 shkurt, 2025

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Tranformimit Digjital, Stefan Andonovski realizoi takim bilateral me Mohamed Hamad Al Kuvaiti, udhëheqës i sigurisë kibernetike për Qeverinë e Emirateve të bashkuara Arabe dhe kryetar i Këshillit për siguri kibernetike të EBA-së.
Ministria informon se bashkëbiseduesit folën për mbrojtje në sferën e sigurisë kibernetike, bashkëpunimin ndërkombëtar në përballjen me sulmet hibride dhe kërcënimet kibernetike.
"Al Kuvaiti është i njohur për atë që e çoi EBA-në në pesë vendet e para më të mbrojtura nga sulmet kibernetike. Dr. Al Kuvaiti zhvillon edhe nisma të shumta të cilat sollën rekorde të Ginisit për ngritjen e vetëdijes për siguri kibernetike dhe organizim të stërvitjeve më të mëdha kibernetike të sigurisë, me çka dukshëm e rriti rezistencën e kombit në haplsirën kibernetike", ceket në kumtesë.
Me rastin e takimit, Andonovski thekson se kontribut të madh kanë bisedimet me njerëz si Al Kuvaiti, dhe se u fol "për udhëzimet se si ta përmirësojmë mbrojtjen nga sulme të këtilla".
"Më vjen mirë që në fazë të avancuar është edhe Memorandumi për bashkëpunim ndërqeveritar në këtë fushë, të cilin shpresoj se do ta nënshkruajmë së shpejti. me këtë do ta determinojmë bashkëpunimin tonë në tërë periudhën e mëtejme", deklaroi Andonovski. ab/
Foto: Ministria e Transformimit Digjital