• e hënë, 23 dhjetor 2024

Andonovski: Ministria e Transformimit Digjital është fokusuar në ndërtimin institucional të sistemit për siguri kibernetike

Andonovski: Ministria e Transformimit Digjital është fokusuar në ndërtimin institucional  të sistemit për siguri kibernetike

Shkup, 13 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Transformimit Digjital është fokusuar në ndërtimin institucional të sistemit për siguri kibernetike, sepse si shtet tashmë një kohë të gjatë ishim cak i sulmeve kibernetike të cilat qytetarët i ndjenë pjesërisht, thotë ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski.

"Fatkeqësisht si shtet kemi qenë shënjestër e sulmeve kibernetike për një kohë të gjatë, të cilat qytetarët i kanë ndjerë pjesërisht. Këto janë kërcënimet me bomba që kanë ardhur në mënyrë hibride në shkollat ​​fillore dhe të mesme, e më pas në qendrat tregtare, dhe sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në institucionet shtetërore. Prandaj, si Qeveri, me ngritjen e Ministrisë së Transformimit Digjital, jemi fokusuar shumë seriozisht dhe me përkushtim në ndërtimin institucional të strukturave që do të parandalojnë, që do të informojnë për kërcënimet e mundshme kibernetike dhe më pas, në rast të një sulmi kibernetik, do të mund të reagojnë edhe ata", theksoi Andonovski në intervistën për "Zërin e Amerikës në maqedonisht".

Ministri sqaroi se po fokusohen në ndërtimin e strukturave që do të parandalojnë dhe informojnë për kërcënimet e mundshme kibernetike dhe në rast të një sulmi kibernetik do të mund të reagojnë. Fjala është për qendrat e reagimit ndaj incidenteve kompjuterike, të cilat Andonovski pret të funksionojnë në vitin 2025.

"Ne mendojmë se duhet të ketë dy lloje qendrash të tilla në vend, të cilat do të mbështeten reciprokisht. Njëra do të ishte përgjegjëse ndaj publikut, sektorit joqeveritar, institucioneve private, ndaj të gjitha palëve të interesuara dhe ndaj qytetarëve dhe e dyta do të ishte një qendër reagimi e qeverisë ndaj sulmeve kibernetike që do të parandalonte të gjithë rrjetin qeveritar të institucioneve shtetërore dhe do të monitorojë situatën", tha Andonovski.

Sipas tij, mbrojtja e të dhënave të qytetarëve është shumë e rëndësishme dhe përderisa nuk ka mbrojtje reale të pajisjeve, harduerit dhe softuerit, nuk mund të flasim për siguri kibernetike të llojit më të lartë.

"E dini, ka institucione që lëvizin në drejtimin e asaj që "do të mbajmë gjithçka në letër, kështu që qytetarët të jenë të sigurt", por çfarë ndodh kur kemi zjarre, e dimë sa herë na ka ndodhur të digjen institucionet në qytetin e Shkupit që ruajnë të dhëna të qytetarëve, vërshimet, ruajtje joadekuate e materialit arkivor. Zgjidhja nuk është në letër, zgjidhja është në mbrojtjen reale kibernetike të sistemeve elektronike që i kemi dhe lidhja e tyre me serverë shtesë mbrojtës që do të shërbenin si rezervë për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve", tha ministri Andonovski.

Në pyetjen nëse faqja e Ministrisë e cila është në përpunim, por edhe faqet e institucioneve tjera do të ishin të sigurta nga sulmet kibernetike, ministri u përgjigj se kjo është diçka me të cilën janë marrë nga dita e parë e mandatit të tij.

"Do të propozoj informacion në qeveri për krijimin e ueb faqeve të përbashkëta të institucioneve qeveritare, që do të thotë se ato do të mbrohen përmes një sistemi, do të pozicionohen në një vend dhe kështu ne mund të mbrojmë të gjitha uev faqet e Qeverisë. Për momentin, çdo institucion krijon ueb faqen e tij, deri më tani është e vështirë për ta të lidhen me njëri-tjetrin dhe mbrojtja është shumë e vështirë, sepse nëse licenca e një institucioni skadon ose nuk mund të vazhdohet, ajo licencë mbetet pa mbrojtje dhe me vetë atë që ueb-faqja është e lidhur me disa ueb faqe të tjera qeveritare – sulmi ndaj një institucioni do të nënkuptonte sulm ndaj të gjitha institucioneve qeveritare që janë të ndërlidhura", theksoi ministri Andonovski. sa/

Foto: Zëri i Amerikës

QËNDRONI TË LIDHUR