• e premte, 05 dhjetor 2025

Andonovski do të prezantojë Sistemin e ri elektronik kombëtar për menaxhim me dokumente – eDMS

Andonovski do të prezantojë Sistemin e ri elektronik kombëtar për menaxhim me dokumente – eDMS

Shkup, 19 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski sot në konferencë për shtyp do ta prezantojë Sistemin e ri elektronik kombëtar për menaxhim me dokumente – eDMS.

Prezantimi do të mbahet në hapësirat e Ministrisë së Transformimit Digjital.

Gjatë vizitës së javës së kaluar në Dellçevë, ku inspektoi rikonstruimin e Qendrës së re për shërbime në Dellçevë, ministri Andonovski theksoi se interesi për përdorimin e Portalin për shërbime elektronike është rritur ndjeshëm - nga 1000 perdorues në muaj në 7.400, që është një rritje prej shtatë herë e gjysmë. Ai theksoi se pavarësisht sfidave të tilla si njohuritë digjitale, trajnimi i institucioneve dhe gatishmëria e tyre për digjitalizim, bashkëpunimi me institucionet më të mëdha në vend po jep rezultate të rëndësishme. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR