• e martë, 24 dhjetor 2024

Andonovski: Aftësitë digjitale dhe inovacioni janë çelësi për përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë sonë

Andonovski: Aftësitë digjitale dhe inovacioni janë çelësi për përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë sonë

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski sot në Shkup ka pasur fjalim përshëndetës në konferencën ministrore të Platformave të menaxhimit të Ballkanit Perëndimor për arsim dhe trajnim, hulumtim dhe inovacion në organizim të delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij, ministri Andonovski theksoi rëndësinë e transformimit digjital për përparimin e Maqedonisë dhe rajonit.

"Sot, aftësitë digjitale dhe inovacioni janë çelësi për përparimin e shoqërisë dhe ekonomisë sonë", deklaroi Andonovski, bëjnë të ditur nga Ministria e Transformimit të Digjitalizimit. 

Ai i prezantoi planet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e ndërtimit të aftësive digjitale.

"Qëllimi ynë është që deri në vitin 2030, të paktën 80% e popullsisë së rritur të ketë aftësi bazë digjitale. Gjithashtu mëtojmë të rrisim ndjeshëm numrin e profesionistëve të TIK-ut, me fokus të veçantë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në këtë fushë", theksoi ministri Andonovski. 

Agjenda e inovacionit, hulumtimi, arsimi, kultura, të rinjtë dhe sporti, thuhet në komunikatë, e vendos rajonin në drejtimin e duhur për bashkëpunim më të thellë me BE-në dhe takimi ministror do të fokusohet në përpjekjet e përbashkëta për zbatimin e tij.

Ministrat e pranishëm në takim dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë do të diskutojnë për rolin e rëndësishëm të zonës evropiane të hulumtimit dhe agjendës evropiane të inovacionit, në të cilën të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor janë plotësisht të integruar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR