• e premte, 05 dhjetor 2025

Andonovska: Nuk ka devijim nga parametrat normalë për radioaktivitet në ajër

Andonovska: Nuk ka devijim nga parametrat normalë për radioaktivitet në ajër

Shkup, 14 shtator 2025 (MIA) - Për momentin nuk ka asnjë, madje as devijim minimal nga parametrat normalë për radioaktivitetin në ajër, deklaroi drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) Marija Andonovska. Ajo theksoi se zjarri në Trubarevë është një situatë me të cilën shteti dhe qytetarët po përballen për herë të parë dhe, tha, "është shumë e rëndësishme të mos politizohet dhe të mos krijohet panik".

 "Është më e rëndësishme është që të gjitha institucionet, siç tha ministri dhe nga informacionet e mia, tashmë janë të përfshira në të gjithë procesin dhe po punojnë sipas mundësive të tyre dhe po koordinohemi së bashku. Sa i përket kompetencës së Institutit, ISHP ka lëshuar rekomandime të caktuara. Po, këto janë rekomandime të përgjithshme, por ato janë në përputhje me të gjitha protokollet dhe të gjitha standardet botërore. Çdo institut në botë në një situatë të tillë do të kishte lëshuar të njëjtat rekomandime. Dhe me përgjegjësinë më të madhe pohoj se nëse ato, sado të thjeshta dhe të zakonshme të duken, nëse këto rekomandime respektohen, veçanërisht nga qytetarët nga grupet e cenueshme, për personat me sëmundje kronike, me sëmundje komorbide, gratë shtatzëna dhe fëmijët, këto rekomandime mund të kontribuojnë që të mos kemi problemet shëndetësore që mund të kemi", deklaroi Andonovska para Klinikës Universitare për Toksikologji në një konferencë për shtyp me Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu.

 Ajo paralajmëroi se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe sqaroi se Instituti për Shëndet Publik nuk kryen analiza fiziko-kimike të ajrit, prandaj monitorimi do të kryhet nga një institucion tjetër shtetëror.

"Ne, si Institut, jemi të detyruar ligjërisht të monitorojmë cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit nga rrezatimi në ajër. Dhe mund të them se Instituti ka pajisjet më moderne për këtë qëllim dhe profesionistë. Kemi 12 stacione matëse në territorin e vendit, disa prej të cilave janë në Shkup, të cilat na tregojnë në kohë reale, çdo sekondë, nëse ka devijime nga parametrat e radioaktivitetit në ajër. Sipas analizave dhe njohurive tona, për momentin nuk ka asnjë, madje as devijim minimal nga parametrat normalë të radioaktivitetit në ajër. Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të bëhen analiza shtesë, jo vetëm të ajrit. Ekipet tona të ISHP-së, me rekomandimin e ministrisë dhe Shtabit të Krizave, do të dalin në terren në zonat e prekura dhe do të kontrollojnë tokën dhe ujin në këto pjesë. Do të kontrollohen edhe vetitë fizike dhe kimike të ujit për furnizim me ujë gjatë kësaj periudhe dhe ndoshta burimet alternative të ujit që përdorin qytetarët do të informohen në kohën e duhur", tha Andonovska.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu,  në një konferencë për shtyp informoi se janë jashtë rrezikut për jetën  katër personat që kërkuan ndihmë pas zjarrit që shpërtheu dje në një depo për riciklimin e mbeturinave në Trubarevë të Shkupit. 

Në Klinikën e Toksikologjisë është shtruar në spital një banore e Trubarevës,  ndërsa tre personat e tjerë (një pjesëtar i Armatës, drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe një oficer policie) tashmë janë lëshuar për trajtim në shtëpi. 

 Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali gjatë ditës së djeshme dhe deri në mbrëmje  qëndroi më shumë se 12 orë në terren, në vendin e ngjarjes, ku po kryheshin ndërhyrje për shuarjen e zjarrit në Trubarevë.

"Për shkak të ekspozimit afatgjatë ndaj një mjedisi të ndotur dhe punës intensive në koordinimin e ekipeve dhe institucioneve kompetente, Ali mbrëmë kërkoi ndihmë mjekësore në spitalin shtetëror të Toksikologjisë. Pas kontrolleve mjekësore, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe nuk përbën rrezik", informoi sot QMK. 

Foto dhe video: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR