• e hënë, 23 dhjetor 2024

Andonovska: Në frigoriferët e çkyçur të ISHP-së ka edhe reagentë për kollën e mirë, prej së cilës në këtë moment ka epidemi

Andonovska: Në frigoriferët e çkyçur të ISHP-së ka edhe reagentë për kollën e mirë, prej së cilës në këtë moment ka epidemi

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Në frigoriferët që dikush i ka çkyçur dje, ka pasur edhe reagentë për kollën e mirë, informoi sot drejtoresha e Institutit për shëndet publik, Marija Andonovska në deklaratë për media.

"Te ne ekziston dyshim për diversion të kryer eventual në Institutin për shëndet publik gjatë ditës së djeshme, ua lëmë instituciulneve të sistemit ta hetojnë", përsëriti Andonovska, duke theksuar se ajo vetëm pesë ditë është në postin e drejtoreshës.

Gjatë ditës së djeshme, ajo u informua se nuk funksionojnë një pjesë e frigoriferëve që gjenden në një nga katet e Repartit të mikrobiologjisë, më saktë në bakteriologji.

"Bëhet fjalë për një frigorifer në një dhomë të veçantë. Siç jam informuar, në këta frigoriferë mbaheshin reagentë mjaft të rëndësishëm që do të zbulonin një sërë sëmundjesh. Ne, me ardhjen tonë, konstatuam se ato ishin çkyçyr drejtpërdrejtë nga siguresat - në atë korridor ka dy tabela të siguresave dhe të gjithë ata që punojnë në këtë repart, kalojnë nëpër atë korridor. Tabelat janë të hapura, kjo është një supozim, përsëri po them, e lëmë të hetohet nëse është kështu, a është e rastësishme, apo është me qëllim", tha Andonovska.

Ajo tha se zbulimi është i rëndësishëm që të jepet trajtim, terapi po kurim adekuat, pra për këtë shkak reagentët janë të rëndësishëm.

"Në këto dy tabela të siguresave, ku praktikisht është çkyçur siguresa, ka qindra të tilla. Janë ulur vetëm ato të lidhura me frigoriferin. Rastin e kemi raportuar dje në institucionet kompetente dhe sinqerisht besoj se do ta bëjnë punën e tyre, do ta konstatojnë nëse është vërtet diversion apo rastësi", theksoi ajo.

Momentalisht po kontrollohen reagentët nëse janë të dëmtuar.

"Gjatë ditës unë do të marr raport zyrtar profesional, po ashtu do ta përcjell deri te ju, a kemi dëmtim apo kemi reaguar shpejtë që të parandalojmë një tentim të tillë - të rastësishëm apo jo", tha Andonovska.

Në pyetje, për çka janë ato reagentë, Andonovska tha se ka pasur edhe për kollën e mirë, ku janë paraqitur tre epidemi, në nivel të territorit të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

"Do të them vetëm një gjë, aty ishin edhe reagentët edhe për kollën e mirë. Aktualisht kemi epidemi të kollës së mirë dhe imagjinoni, nuk do të kishim asnjë reagent sot, nëse nuk do të reagonim ashtu. Ndërsa unë para disa ditëve e informova opinionin se kam konstatuar mungesë të reagentëve të tillë në këtë institucion dhe se gjatë një epidemie tashmë të shpallur, autoritetet që kanë qenë para meje në këtë institucion, e kanë lënë këtë institucion me një numër të pamjaftueshëm të reagentëve", tha Andonovska.

Drejtoresha është pyetur nëse numri i të punësuarve, të cilët kanë qasje në këto dhoma, është i kufizuar apo jo.

"Kur erdha që ditën e parë, kërkova procedura të punës nga të gjithë, sepse kudo gjëja e parë është procedura e punës, kush dhe si i përgjigjet kujt, çfarë dhe si mbahet, sepse këtu kemi gjëra mjaft senzitive, të cilat i bën ky Institut. Më është thënë në kolegium se nuk ka procedura pune. Natyrisht, kam urdhëruar që ato procedura të punës të kryhen, të dorëzohen dhe të fillojmë t'i praktikojmë, sepse nuk janë praktikuar deri tani. Nga ajo që unë kam parë tani, një pjesë e kësaj dhome është në një hapësirë të veçantë, ku ka një çelës. Kur e pyeta se kush e ka çelësin, më thanë se e kanë vetëm një çelës, e kush i ka çelësat tjerë dhe nëse ka çelësa tjerë - nuk më dhanë përgjigje", tha drejtoresha.

Në pyetje nëse dihet kush e ka pasur atë çelës, ajo u përgjigj po.

"Po, në këtë moment një nga të punësuarit në atë repart", tha Andonovska.

Paraprakisht, ajo në deklaratë për MIA-n tha se lidhur me këtë rast, do të kërkojë leje për vendosjen e kamerave nga Ministriia e Punëve të Brendshme.

Nga Prokuroria publike informuan se po mbledhet dokumentacioni dhe po zhvillohen biseda me persona, të cilët mund të kenë njohuri për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të dhomave, ku mbahen reagentët për testimin e sëmundjeve infektive dhe joinfektive në Institutin për Shëndet Publik. bsh/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR