• e martë, 24 dhjetor 2024

Analiza e KSHPK-së do të dëshmojë se ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10 është projekti më i madh infrastrukturor, vlerëson Kovaçevski

Analiza e KSHPK-së do të dëshmojë se ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10 është projekti më i madh infrastrukturor, vlerëson Kovaçevski

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm me liderët e partnerëve të koalicionit potencoi se analiza e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) do të tregojë se ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10d është projekti më i madh infrastrukturor.

"Unë vlerësoj se kjo analizë do ta dëshmojë atë që e themi dhe të cilën e thashë para pak çastesh, se bëhet fjalë për projektin më të madh infrastrukturor. Ata me siguri do të kenë mundësi t'i lexojnë 400 faqet e marrëveshjes, normalisht ligjin, raportin e konsulentëve të cilët e kanë përgatitur ligjin, do të mund të njoftohen me procedurën e fidingut të kuq i cili për herë të parë bëhet në shtetin tonë dhe vlerësoj se në bazë të asaj që do ta analizojnë do ta japin mendimin e tyre, ndërsa çfarë mendimi do të kenë këtë nuk mund ta them pasi megjithatë është analizë e tyre", tha Kovaçevski.

Duke u ndërlidhur me intervistën e ambasadores së SHBA-së në vendin tonë Anxhela Ageler se kompania "Behtel" është duke punuar në mënyrë transparente dhe ligjore, kryeministri tha se bëhet fjalë për projektin më të madh infrastrukturor në historinë e shtetit tonë, jo vetëm të Maqedonisë së Pavarur por edhe në Republikën Socialiste të Maqedonisë.

"Ky është projekti më i madh infrastrukturor. Ky projekt është sjellë në pajtim me ligjin. Në pajtim me ligjin deputetët e kanë zgjedhur projektin Korridori 8 dhe Korridori 10 d që ta ndërtojë konsorciumi më i madh botëror amerikano - turk "Behtel dhe Enka". Procedura është respektuar në pajtim me ligjin përmes komitetit drejtues, përmes të gjitha procedurave dhe po punohet për projekt të përpunuar në mënyrë ligjore me të gjitha fazat siç duhet, ky është mesazhi i ambasadores amerikane", tha Kovaçevski.

Potencoi se ajo që ka ndodhur gjatë periudhës së kaluar ishte histeri e krijuar pa argumente kundër punës së Qeverisë nga opozita pasi, siç tha, nuk patën asnjë argument.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) e ka marrë Marrëveshjen me Konsorciumin amerikano-turk "Behtel dhe Enka" që e kërkoi si pjesë të dokumentacionit për lëndën që e hapi lidhur me projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, pas publikimeve në media rreth zgjedhjes së mbikëqyrjes dhe tashmë ka formuar ekip prej katër këshilltarësh për analizën e lëndës.

Kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve sot deklaroi se analiza për lëndën është në vijim, se ekipi është formuar dhe përbëhet nga katër këshilltarë.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR