• e hënë, 23 dhjetor 2024

Analiza e ISK-së tregon se mediumet nuk e njohin femicidin

Analiza e ISK-së  tregon se mediumet nuk e njohin femicidin

Shkup, 14 mars 2023 (MIA) - Mediumet kanë një kapacitet relativisht të ulët për të njohur femicidin, si formën më të rëndë të dhunës me bazë gjinore, domethënë se është vrasja e një gruaje thjesht sepse ajo është grua dhe ku ka një qëllim për të kryer vrasjen.

Këtë e tregoi analiza e përmbajtjeve me bazë gjinore - Femicidi në mediat e Maqedonisë së Veriut"  përpunuar nga Instituti për Studime të Komunikimit.

Siç informohet nga Instituti, analiza tregon se si mbulimi mediatik i rasteve të femicideve ndikon në vazhdimësinë e stereotipeve gjinore, duke mbuluar 300 raporte gazetareske për tre raste të veçanta të femicideve në Maqedoni dhe femicidit të Mahsa Aminit në Iran nga policia, të publikuara nga shtatori i vitit 2022 deri në janar të vitit 2023.

Nga ISK gjithashtu informojnë se në raportet gazetarske pothuajse edhe nuk përdoret gjuha sensitive-gjinore. Raportet direkt nuk promovojnë stereotipe gjinore, por megjithatë zëri i viktimës është në plan të dytë, që në fakt përjetëson stereotipin gjinor për inferioritetin e grave në shoqëri.

Përveç kësaj, shumica e mediave përdorin gjuhë sensacionale, veçanërisht në titujt e klikimeve për të tërhequr një numër më të madh lexuesish që janë të pandjeshëm ndaj thelbit të çështjes. Është vlerësuar se raportimet janë pa analiza të thelluara, gjenerike, dhe burimet e përdorura janë të kufizuara në njoftimet e institucioneve, nuk respektohet privatësia dhe ka sensacionalizëm gjatë informimit në rastet e aksidenteve dhe tragjedive familjare.

Analiza mediatike është përpunuar në suaza të projektit "Përdorimi i gazetarisë i themeluar në fakte për ndërgjegjësim të vetëdijes dhe kundërshtimit të dezinformatave në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut", e cila realizohet me mbështetjen e Ambasadës britanike në Shkup. sa/

Foto: Instituti për Studime të Komunikimit

QËNDRONI TË LIDHUR