• e hënë, 25 nëntor 2024

Analizë: Qytetarët duan e-shërbime të cilat do ti mbrojnë nga korrupsioni

Analizë: Qytetarët duan e-shërbime të cilat do ti mbrojnë nga korrupsioni

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Analiza e e-shërbimeve komunale e zbatuar nga ana e fondacionit Metamorfozis tregon se po rriten pritjet dhe kërkesat nga njësitë e vetqeverisjes lokale dhe se qytetarët në thelb kërkojnë shërbime elektronike të cilat do të mundësojnë kryerje më të lehtë të shërbimeve, ndërsa do ta ulë ekspozimin e tyre në korrupsion.

Në prezantimin e sotëm të Analizës ishte theksuar se mungon qasje strategjike drejt digjitalizimit të shërbimeve lokale. 

"Shërbimet po modernizohen dhe kjo e bën jetën më të lehtë për qytetarët, por ajo që konkludojmë është se në nivel kombëtar, zbatohet disi agjenda digjitale, por në nivel lokal nevojiten përpjekje më të mëdha, ky transformim digjital është i rëndësishëm për ne sepse hulumtimet dhe praktikat tregojnë se përmes këtij lloj transformimi zvogëlohet ekonomia gri dhe korrupsioni, ndërsa rrjedhimisht rritet transparenca e institucioneve", theksoi drejtoresha e programit në Metamorfozis, Dançe Danilovska Bajdevska.

Ajo theksoi se për nevojën e madhe të avancimit të digjitalizimit edhe në nivel qendror edhe në nivel lokal, është shembulli i dhënies së dokumenteve personale. 

"Problemi me dhënien e dokumenteve personale është vetëm shembull i cili e vërteton indikacionet tona të vazhdueshme ndaj institucioneve se nevojitet zhvillim strategjik, juridik dhe administrativ në zbatimin e agjendës digjitale, domethënë digjitalizimi është i domosdoshëm", nënvizon Danillovska Bajdevska. 

Sipas saj në analizat shqetësuese ishte ajo që edhe pse është vërejtur përmirësim i vogël në e-shërbime, qytetarët megjithatë nuk janë të kënaqur nga ajo që u ofrohet nga komunat. 

Ajo informoi se gjatë përgatitjes së analizës së shërbimeve komunale ishin analizuar nga aspekti i tre kategorive edhe atë transparencë dhe llogaridhënie, komunikim dhe miratim, leje dhe shërbime të tjera. 

Edhe pse komunat si institucione ekzistojnë në shërbim të qytetarëve, një nga konkluzionet e hulumtimit është se një pjesë shumë e vogël e komunave dëgjojnë zërin e qytetarëve kur zgjedhin ofertën e ardhshme të e-shërbimeve të reja komunale. Kriva Pallanka, Vasileva, Debërca, Negotina dhe Manastiri janë pesë komunat më mirë të renditura në Maqedoninë e Veriut. 10 komunat e fundit të renditura më të ulëta sipas vlerës së indeksit LEGSI janë: Çairi (0,4242), Bogovina (0,4206), Bosilova (0,4202), Llozova (0,4167), Sopishta dhe Vrapçishti (0,3492), Krivogashtani  (0.3329), Haraçina (0,2615), Dollneni (0,1702) dhe Demir Hisari (0,0317). Komunat në Maqedoninë e Veriut përdorin intensivisht rrjetet sociale, kryesisht Facebook-un, tregon analiza, por vetëm 44 për qind e komunave ofrojnë mundësinë për t'i bërë pyetje kryetarit të komunës.

Profesori nga Instituti Ekonomik, Zoran Janevski i cili është autor i analizës tha se më nuk është mjet i diskutimit mënyra në të cilën do të ngritet niveli i sofistikimit gjatë dërgesës së shërbimeve në nivel qendror dhe lokal, por si të arrihet digjitalizim i plotë dhe i suksesshëm. 

"Duhet të pranojmë se ne jemi ende larg nga temat dhe problemet në të cilat punon bota e zhvilluar, ne ende jemi në nivelin prej para 20 viteve, duhet të punojmë në ngritjen e nivelit onllajn të shërbimeve, sepse shumë pak shërbime kemi edhe në nivel qendror, ndërsa veçanërisht në nivel lokal", vlerësoi profesori. 

Analiza tregon se më së paku janë përfaqësuar e-shërbime janë Kërkesa në rrugë elektronike e Lejes ekologjike të integruar -B, si më pak e përfaqësuar, gjegjësisht atë e ofrojnë madje 77,80 për qind nga të gjitha komunat, përderisa vijojnë Formularë për denoncim të tatimit të pronës e cila nuk është përfaqësuar te 53,1 për qind dhe Mundësi për parashtrim të pyetjeve deri te kryetari i komunës e cila nuk ofrohet te 44,4 për qind. 

Nga hulumtimi dalin disa rekomandime, në nivel lokal Janevski thotë se është i nevojshëm grumbullim i mendimit dhe i propozimeve të qytetarëve për zhvillim të e-shërbimeve të reja komunale dhe zhvillim të shërbimeve të reja të ardhshme të unifikuara - të dedikuara për të gjitha komunat. 

Përderisa në nivel qendror nga analiza del se është e nevojshme përgatitje e strategjisë dhe plan veprimi për e-shërbime komunale dhe trajnime intensive të administratës komunale për arritje të aftësive digjitale. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR