Analizë: Një vit nga lufta në Ukrainë - duhet t'i jepet shans më i madh paqes
- Konflikti në Ukrainë, një vit pas agresionit rus, nuk po shkon drejt zgjidhjes, por drejt përshkallëzimit të mëtejshëm. Kërcënimet e ekspansionit bërthamor konsiderohen të pamundura. Duhet t'i jepet shans më i madh paqes , duke marrë parasysh se konflikti tashmë ka zhvendosur komoditetin e botës liberale demokratike dhe ka potencial serioz për të krijuar një çarje të brendshme të së majtëve dhe të djathtëve, të cilat polarizohen dhe kundërshtohen në raport me zgjidhjet.
Shkup, 24 shkurt 2023 (MIA) - Konflikti në Ukrainë, një vit pas agresionit rus, nuk po shkon drejt zgjidhjes, por drejt përshkallëzimit të mëtejshëm. Kërcënimet e ekspansionit bërthamor konsiderohen të pamundura. Duhet t'i jepet shans më i madh paqes , duke marrë parasysh se konflikti tashmë ka zhvendosur komoditetin e botës liberale demokratike dhe ka potencial serioz për të krijuar një çarje të brendshme të së majtëve dhe të djathtëve, të cilat polarizohen dhe kundërshtohen në raport me zgjidhjet.
Ky është vlerësimi i përgjithshëm në analizën e MIA-s për gjendjen një vit pas agresionit rus kundër Ukrainës me Metodi Haxhi-Janev, profesor me korrespodencë i Akademisë Ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostollski" dhe Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për Demokraci Societas Civilis.
Sa i përket situatës aktuale, Haxhi-Janevi shprehet se për momentin gjendja është e bllokuar në fushëbetejë pa perspektivë për zgjidhje paqësore të konfliktit. Të dyja palët i ngritën shumë lart përpjekjet për qëllimet përfundimtare, gjë vetvetiu ka shpier në qorrsokak. Në çdo rast, analizon ai, është konflikt i armatave serioze, në të cilin dy forca masive të armatosura janë në klinç për çdo centimetër, por që shkaktoi edhe pasoja të rënda globale dhe polarizim në botë.
"Ajo që është më e tmerrshme është se po vdes popullatë civile e pafajshme dhe ka dëme të mëdha materiale. E gjithë kjo, për shkak të ndërlidhjes dhe varësisë në kushtet e globalizimit, ka pasoja serioze në shumë aspekte të botës. Nga polarizimi "për" dhe "kundër" Ukrainës, përmes polarizimit rreth disa çështjeve të tjera të caktuara, për shembull se çfarë lloj paqeje duhet të vendoset, e deri te polarizimi në lidhje me masat që duhet të ndërmerren. Kjo e ndan botën, por edhe koalicionet. Shtrirja e këtillë e gjërave është vetvetiu rrezik për kontestet rajonale që janë në nivelin e konflikteve të ngrira ose kontestet që janë në fazë të projektit paqësor. Konflikti definitivisht ka zhvendosur komoditetin e botës liberale demokratike, dhe edhe më e tmerrshme, ka potencial serioz për të krijuar çarje të brendshme midis të majtëve dhe të djathtëve, të cilat polarizohen dhe kundërshtojnë në raport me zgjidhjet kundrejt Ukrainës, vlerëson Haxhi - Janevi.
Troshanovski pajtohet se konflikti është në stagnim, vijat ndarëse ndërmjet të ashtuquajturave rajone ruse dhe pjesa tjetër e Ukrainës nuk tregojnë ndonjë ndryshim dhe me këtë rast të dyja palët janë raskapitur ndjeshëm në aspektin e burimeve ushtarake, si në burime njerëzore, ashtu edhe në pajisje ushtarake.
"Mendoj se pjesërisht reduktimi dimëror i veprimeve ushtarake u përdor veçanërisht nga Rusia për të rivendosur këto burime, prandaj mund të presim një përshkallëzim plotësues në periudhën që vijon, duke qenë se kushtet për veprime ushtarake po bëhen më të favorshme, kushtimisht thënë", shprehet Troshanovski.
Duke komentuar deklaratat e Bajdenit gjatë vizite së paparalajmëruar në Kiev këtë javë dhe fjalimin e Putinit në drejtimin para kombit, dy analistët besojnë se ato nuk shkojnë në favor të një zgjidhjeje paqësore të konfliktit.
Për Haxhi-Janevin, këto fjalime nuk janë gjë tjetër veçse një jehonë e thelbit të konfliktit në Ukrainë, që është përplasja e dy palëve kundërshtare - botës liberal-demokratike dhe revizionistëve që janë sfidues të këtij dominimi.
"Fakti që kishte plan për zgjidhje paqësore të konfliktit në mars të vitit të kaluar dhe fakti që kushtet që ishin vendosur në atë kohë nuk ishin të pranueshme për Ukrainën dhe për një pjesë të botës liberale perëndimore tregon se qëllimi përfundimtar i të parëve dhe të dytëve është diametralisht i kundërt. Derisa këto qëndrime të ndryshojnë, nuk ka gjasa që të shohim një zgjidhje paqësore, megjithëse asgjë nuk përjashtohet. Them se probabiliteti për këtë, sipas meje, është shumë i vogël", thekson profesori universitar.
Nga ana tjetër, Troshanovski thekson se kompromisi mes dy palëve është shumë larg, duke gjykuar nga fjalimi i Putinit dhe deklaratat e Bajdenit, si dhe nga fjalimet në Konferencën e Mynihut. Konflikti, shprehet ai, fatkeqësisht shkon më shumë drejt përshkallëzimit sesa pajtimit, sepse retorika konfrontuese është evidente dhe tani për tani nuk ka, së paku nëse mund të gjykohet nga deklaratat, ndonjë vullnet apo bazë për armëpushim. Kështu që, shton ai, mund të presim që edhe gjatë këtij viti aksionet ushtarake të jenë të pranishme në skenën gjeopolitike.
Vendimi i Rusisë për pezullimin e përkohshëm të Marrëveshjes së çarmatimit bërthamor START i Ri, për profesorin e Akademisë Ushtarake, është lëvizje diplomatike, e cila nëse vihet në kontekstin e zgjidhjes paqësore të konfliktit, është një plus në distancimin e pozicioneve. Arsyetimi juridik i Rusisë është në përputhje me konceptin Rebus sic stantibus në të drejtën ndërkombëtare, sipas të cilit nëse ka një ndryshim të rëndësishëm në rrethanat në të cilat është lidhur marrëveshja, pala rezervon të drejtën të tërhiqet nga marrëveshja dhe ta konsiderojë marrëveshjen të pavlefshme.
"Preambula për Rusinë është ajo sipas së cilës kanë ndryshuar rrethanat. Nga ana tjetër, mund të jetë një tregues për lëvizjet e radhës dhe të ardhshme në të gjithë “lojën”. Me fjaë tjera, vënia në lëvizje e marrëveshjes START konsiderohet si fëmijë i Bajdenit. Kjo është pika e tij e krenarisë dhe shenjë që ai dëshiron t'i tregojë elektoratit amerikan se demokratët kanë zgjidhje për një nga shqetësimet më të mëdha të amerikanëve, që është arsenali i armëve bërthamore, veçanërisht kontrolli ose posedimi i këtyre armëve. Nëse e dimë se klinçi që e ka Putini me demokratët është baza e nxitjes, nga njëra anë, dhe nëse e dimë se me Trumpin, Putinit po i shkonte mirë nga ana tjetër, me këtë Putini duket se dëshiron të neutralizojë kërkesa themelore, të cilat duhet të ushqejnë fushën e demokratëve në argumentet e tyre para elektoratit", shprehet Haxhi Janevi, i cili mes tjerash vizitën e Bajdenit në Kiev e vendosë në kontekst të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Ai me këtë rast bën të ditur edh në një teori sipas së cilës, nëse vjen deri te ndryshimi në pallatin presidencial në Shtëpinë e Bardhë, është e mundur që të ndalet mbështetja për Ukrainën.
Troshanovski konsideron se vendimi i Rusisë për pezullimin e përkohshëm të Marrëveshjes së Çarmatimit Bërthamor START i Ri është larg nga përshkallëzimi bërthamor, por gjithsesi se rreziku nga i njëjti po rritet.
"Në situatë lufte, e vërteta vdes e para, dhe pas shumë prej deklaratave është e vështirë të gjykosh se cilat janë qëllimet reale të fshehura të palëve ndërluftuese dhe cilat janë vetëm pjesë e propagandës ushtarake dhe frikësimit, por kur dy nga fuqitë më të mëdha bërthamore në botë heqin dorë nga marrëveshjet për reduktimin dhe kontrollin e armëve bërthamore dhe deklarojnë publikisht se janë kërcënim strategjik për njëra-tjetrën dhe se duhet të ndodhë disfata totale, në situatë të tillë mendoj se këto deklarata duhet të merren absolutisht seriozisht. Rusia nuk mund t'i lejojë vetes ta humbasë këtë luftë. E, edhe Perëndimi nuk mund të lejojë që Rusia ta fitojë këtë luftë, e cila është një situatë që, të paktën tani për tani, sigurisht që na çon në armëpushim dhe të gjitha kërcënimet e tilla duhet t'i trajtojmë seriozisht", nënvizon Troshanovski.
Haxhi Janevi nuk pret që çfarëdo iniciative paqësore e Kinës që ishte paralajmëruar në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, do të ishte e pranueshme meqë qëndrimet e Ukrainës dhe Rusisë janë tejet të ndryshme.
Sipas Haxhi Janevit, edhe nëse do të ketë propozim që kushtimit do të pranohej në nivel global, Zelenski ka të drejtë të thotë se nuk do ta pranojë dhe se e drejta e vetëmbrojtjes është e pacenueshme. Të gjitha marrëveshjet, madje edhe Konventa e 4-të e Gjenevës, që rregullon okupimin, pranojnë se forcat e rezistencës kanë të drejtë të luftojnë kundër agresorit dhe ky është problemi.
Për Troshanovskin, vlerësimet për rrezikun e përhapjes së konfliktit në Ukrainë janë reale dhe ai bën të ditur në vendimin e Putinit për anulimin e dekretit për njohjen e sovranitetit të Moldavisë. Duke marrë parasysh fërkimet politike në Moldavi dhe në Transdnistri - rajoni prorus, duke ndjekur në mënyrë plotësuese rrjedhën e luftës dhe se si po ndryshon strategjia ushtarake e Rusisë, shprehet ai, ka shumë të ngjarë që qëllimi i Rusisë, të paktën në këtë ofensivë pranveroe, do të jetë krahas konsolidimit në territoreve ekzistuese të pushtuara, për të krijuar ndonjë front të ri ose një konflikt të ri, qëllimi i të cilit do të ishte shkëputja e Ukrainës nga rajoni i Detit të Zi.
Në favor të kësaj, shprehet ai, shkojnë edhe vlerësime se Rusia, për shkak të eksportit të energjisë dhe resurseve energjetike, ka të paktën edhe dy vjet të tjera për të financuar këtë luftë, derisa mbështetja e Ukrainës nga Evropa dhe Amerika, nuk mundet, gjithsesi të ndjekë ritmin e vitit të kaluar, si në municion, si në pajisje të tjera ushtarake. "Tashmë në Amerikë, fillon një rezistencë në Kongresin në kuptim të ndihmës ekonomike dhe ushtarake që po i jepet Ukrainës, kështu që këto rrethana e motivojnë në mënyrë plotësuese Rusinë që të mos tërhiqet dhe të vazhdojë me pretendimet për pushtimin e territoreve të reja", konsideron Troshanovski.
Kërcënimet e sigurisë këtu në Ballkan, nga ana tjetër, konsideron ai se janë dukshëm më të vogla se çdo përshkallëzim, edhe nëse do të ndodhte do të ishin mjaft situata mikro, të cilat, sipas tij, do të menaxhohen shumë urgjentisht nga NATO, duke marrë parasysh faktin se i gjithë rajoni është i rrethuar nga anëtaret e NATO-s.
Një vit agresioni rus kundër Ukrainës ka rezultuar në afro 8 milionë refugjatë nga Ukraina dhe pothuajse po aq të zhvendosur brenda vendit, nurmi i viktimave të luftës nga të dyja palët ndërluftuese vlerësohet në mbi 100.000 ushtarë të vrarë ose të plagosur, e të paktën 7.000 civilë ukrainas të vrarë. Njëherësh, mbi 345 milionë njerëz në botë përballen me urinë meqë për shkak të konfliktit tani për shkak të ndërprerjes së eksporteve nga Rusia dhe Ukraina, të cilat para luftës ishin prodhuesit dhe eksportuesit kryesorë bujqësorë.
Violeta Gerov
Foto: EPA dhe arkivi privat