• e hënë, 23 dhjetor 2024

Analizë: Me institucionet për menaxhim me kriza të menaxhojnë profesionistë, e jo kuadro të emëruar partiakë

Analizë: Me institucionet për menaxhim me kriza të menaxhojnë profesionistë, e jo kuadro të emëruar partiakë

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Institucionet të cilat menaxhojnë me kriza të bashkohen në një organ, sepse tani nuk dihet se kush për çka është përgjegjës, me to duhet të udhëheqin profesionistë, e jo kuadro të emëruar nga partia ose politika dhe të sigurohet kuadri i nevojshëm teknik dhe profesional, porosisin ekspertët.

Siç u tha në panelin e sotëm "Parandalimi i krizave dhe menaxhimi me infrastrukturën kritike në Ballkanin Perëndimor", duhet të investohet në kapitalin njerëzor dhe të ndahen fondet specifike për njerëzit të cilët do t'i udhëheqin këto institucione, ndërsa të cilat kanë profesionalizëm specifik, siç janë, për shembull, inxhenierët e TI-së.

Është e nevojshme që përmes planeve të veprimit për furnizime publike të cilat i propozon çdo institucion, me kohë të sigurohen resurset e nevojshme, servisimin e aeroplanëve për shuarjen e zjarreve, sigurimin e automjeteve të mjaftueshme zjarrfikëse,... Gjithashtu, është shumë me rëndësi edhe infastruktura kritike (transport, rrugë, sistem shëndetësor, siguria e ushqimit, sisteme për ujitje, zjarre) të jetë rezistues, i qëndrueshëm dhe të mund t'i adresojë krizat në mënyrë më adekuate.

Проектот за коридорите 8 и 10д се уште не е изготвен. Тие патишта не се проектирани од тука и не знаеме какви се импликации може да има. Она што е ризик, се разбира, е дека целиот тој проект

Sipas një hulumtimi të fundit, sistemet për menaxhim me kriza në vendet e Ballkanit Perëndimor janë në nivele të ndryshme dhe të zhvilluara ndryshe. Qasja e përbashkët, gjithpërfshirëse e cila do të synojë vendosjen e institucioneve rajonale për koordinim, duhet të jetë imperativ i veprimit të qeverive të rajonit.

Në panel u prezantuan punimet "Parandalimi i krizës dhe infrastrukturës kritike në Ballkanin Perëndimor" dhe "Menaxhimi me pandeminë - leksionet e mësuara për të ardhme më të sigurt". fc/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR